Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, 
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Koordinator (1) në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
 
1. Proçeson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar). 
2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin do të jetë i atashuar.
4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj.
5. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve dhe ndërveprimin midis institucioneve, në varësi të institucionit që koordinatori mbikqyr.
6. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore për mbarëvajtjen e rasteve në institucionin ku është i atashuar. 
7. Kontribuon, bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes.
8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë. 
9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.
 
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e  shkencave shoqërore me master shkencor);
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet;
Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)
 
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
 
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë, ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim i gjëndjes shëndetësore;
- Vërtetim nga institucioni ku ka qënë i/e punësuar mbi masat disiplinore të marra;
- Dy letra rekomandimi; 
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili. 
 
* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda datës 05 nëntor 2021, ora 16:30, sjell skualifikim të kandidatit).