IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave  nr. 638, datë 06.11.2017, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
 
Specialist (1), Sektori i Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
 
1. Ideon dhe harton projekte duke i konceptuar ato në formate të ndryshme, si dhe  ndihmon për realizimin e këtyre projekteve.
2. Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
3. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë dhe jo vetëm. 
4. Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës. 
5. Ndjek në mënyrë të vazhdueshme thirrjet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me rininë dhe jo vetëm. 
 
 
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
 
Të ketë mbaruar studimet universitare në nivelin Master Shkencor.
Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
Të jetë i disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
Preferohen kandidatët që kanë kryer internship në administratën publike.
Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme për çështje që lidhen me rininë apo me administrimin institucional do të përbënin përparësi. 
 
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)
 
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
 
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1, Tiranë, ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
 
* (Mosparaqitja e plotë e dokumenteve deri më 17 janar 2022 sjell skualifikim të kandidatit).