Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 638, datë 06.11.2017, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist (1), Sektori i Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Ideon dhe harton projekte duke i konceptuar ato në formate të ndryshme, si dhe ndihmon për realizimin e këtyre projekteve.
2. Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
3. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë dhe jo vetëm.
4. Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.
5. Ndjek në mënyrë të vazhdueshme thirrjet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me rininë dhe jo vetëm.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbaruar studimet universitare në nivelin Master Shkencor.
• Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
• Të jetë i disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
• Preferohen kandidatët që kanë kryer internship në administratën publike.
• Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme për çështje që lidhen me rininë apo me administrimin institucional do të përbënin përparësi.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1, Tiranë, ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* (Mosparaqitja e plotë e dokumenteve deri më 17 janar 2022 sjell skualifikim të kandidatit).