Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 638, datë 06.11.2017, ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, 
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për (4) vende të lira pune në pozicionin:

(2) Koordinatore në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar). 
2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar.
4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikëqyr punën e tij/ e saj.
5. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumenteve me nënshkrim elektronik dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve dhe ndërveprimin midis institucioneve, në varësi të institucionit që koordinatori mbikëqyr.
6. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore.
7. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes.
8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë. 
9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.
 
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën juridike (me master shkencor);
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
 
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)
 
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
 
1. Letër interesi për pozicionin;
2. CV;
3. Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të noterizuara të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
7. Dy letra rekomandimi;
8. Dëshmi penaliteti;
9. Vërtetim të gjendjes shëndetësore
10. Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
 
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 15 Prill, ora 14:00, sjell skualifikim të kandidatit.
 
 
Specialist, Sektori për Dialog Social, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Kryen detyrën e arkivimit të materialeve fotografi dhe video të aktiviteteve që realizon qendra dhe mirëmban bazën e të dhënave, pas dakordësisë nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori i Përgjithshëm.
2. Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj. 
3. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve. 
4. Propozon programe të reja në lidhje me politikat e qendrës.
5. Zbaton programin vjetor të qendrës në bashkëpunim me sektorët e tjerë.
6. Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.
7. Raporton për detyrat e ngarkuara te Drejtori i Drejtorisë.
 
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e arteve ose shkencave sociale (master shkencor).
Të ketë eksperiencë në ndërtimin dhe vendosje e ekspozitave, si nga ana kuratoriale dhe nga ana financiare.
Të ketë eksperiencë në fushën e dizajnit dhe fotografisë.
Të ketë njohuri në programet e dizajnit (photoshop etj). 
Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune. 
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme.
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
 
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-A)
 
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
 
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 15.04 2022, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.
 
 
Specialist, Sektori i Krijimtarisë dhe Librit, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Kryen detyrën e katalogimit të fondit të bibliotekës, iventarizon dhe ndjek të gjitha proceset e përpunimit të librit pas dakordësisë nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori i Përgjithshëm.
2. Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj. 
3. Përgatit, mirëmban dhe zhvillon bazën e të dhënave të bibliotekës .
4. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve. 
5. Propozon programe të reja në lidhje me politikat e qendrës.
6. Zbaton programin vjetor të qendrës në bashkëpunim me sektorët e tjerë.
7. Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.
8. Raporton për detyrat e ngarkuara te Drejtori i Drejtorisë.
 
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e gjuhë letërsisë ose gazetarisë.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh).
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme.
Të ketë njohuri mbi fushën e kulturës, specifikisht mbi fushën e letërsisë dhe krijimtarisë.
Parapëlqehet të ketë punuar ose të ketë kryer intership në organizata rinore, institucione ose kompani që promovojnë letërsinë apo organizata ndërkombëtare.
Trajnimet dhe çertifikimet e ndryshme për çështje që lidhen me sektorin e librit dhe krijimtarisë do të përbënin një vlerë më shumë.
Të ketë minimalisht 3 vjet përvojë pune.
 
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-A)
 
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
 
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 15.04 2022, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.