Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, 
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:
 
Specialist (1), Sektori i Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog,  Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Ideon dhe harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme. 
2. Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
3. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
4. Ndjek në mënyrë të vazhdueshme thirrjet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me rininë dhe i raporton ato tek eprorët.
5. Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.
6. Raporton për detyrat e ngarkura tek Përgjegjësi i Sektorit dhe Drejtori i Drejtorisë.
 
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar studimet universitare ne fushën e shkencave shoqërore.
Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune 
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe manaxhimin e projekteve të ndryshme.
Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.
Parapëlqehet të ketë punuar ose të ketë kryer intership në organizata rinore, apo organizata ndërkombëtare.
Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme për ҫështje që lidhen me rininë do të përbënin një vlerë më shumë.
 
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-a)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Deshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates  8 qershor 2022, ora 16:00 sjell skualifikim të kandidatit).
 
Koordinator në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar). 
2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar.
4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikëqyr punën e tij/ e saj.
5. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumenteve me nënshkrim elektronik dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve dhe ndërveprimin midis institucioneve, në varësi të institucionit që koordinatori mbikëqyr.
6. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore.
7. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes.
8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë. 
9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.
 
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën juridike dhe/ose në fushën ekonomike  (me master shkencor);
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
 
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)
 
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
1. Letër interesi për pozicionin;
2. CV;
3. Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të noterizuara të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
7. Dy letra rekomandimi;
8. Dëshmi penaliteti;
9. Vërtetim të gjendjes shëndetësore
10. Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 8 qershor 2022, ora 16:00 sjell skualifikim të kandidatit.