Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 638, datë 06.11.2017, ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar).
  2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
  3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar.
  4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikëqyr punën e tij/ e saj.
  5. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumenteve me nënshkrim elektronik dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve dhe ndërveprimin midis institucioneve, në varësi të institucionit që koordinatori mbikëqyr.
  6. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore.
  7. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes.
  8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.
  9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën juridike dhe/ose në shkencat politike (me master shkencor);
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me mbi 3 vjet përvojë në administratën publike dhe kandidatët të cilët kanë njohuri pune me platformën ëëë.shqiperiaqeduam.al;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  1. Letër interesi për pozicionin;
  2. CV;
  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave;
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të noterizuara të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Dy letra rekomandimi;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. Vërtetim të gjendjes shëndetësore
  10. Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 7 tetor 2022, ora 14:00, sjell skualifikim të kandidatit.