Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, të ligjit nr. 107/2021, “Për bashkëqeverisjen”, të vendimit nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist 1 (një) Sektori për Dialog Social, Drejtoria e Qendrës për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1. Ndihmon për organizimin dhe promovimin e ekspozitave dhe të evenimenteve artistike pas miratimit nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori i Përgjithshëm.

2. Në bashkëpunim me stafin ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj.

3. Për çdo ekspozitë apo eveniment përgatit dhe prezanton materialet promocionale.

4. Realizon materiale multimediale, si video apo prezantime artistike për promovimin e aktiviteteve pas miratimit) nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori i Përgjithshëm.

5. Zbaton programin e evenimenteve në bashkëpunim me sektorët e tjerë.

6. Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.

7. Raporton për detyrat e ngarkuara te Përgjegjësi i Sektorit dhe Drejtori i Drejtorisë.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

· Të ketë mbaruar studimet universitare në sistemin Bachelor dhe Master në fushën e artit.

· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

· Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

· Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme.

· Të ketë informacion rreth aktiviteteve dhe qëllimit të funksionimit të COD-it.

· Parapëlqehet të ketë punuar ose të ketë kryer internship në institucione të ngjashme.

· Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme në fushën e artit do të përbënin një vlerë më shumë.

· Të ketë përvojë pune.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1, Tiranë, ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  1. Letër interesi për pozicionin;
  2. CV;
  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave;
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të noterizuara të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Dy letra rekomandimi;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. Vërtetim të gjendjes shëndetësore
  10. Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 14 tetor 2022, ora 14:00, sjell skualifikim të kandidatit.