Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, urdhrit nr.157, datë 29.09.2022 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori, Sektori për Hapje dhe Risi Rinore, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Harton planin vjetor të sektorit, si dhe propozon aktivitete shtesë që sektori do të trajtojë gjatë vitit duke integruar idetë dhe projektet e propozuara nga specialistët e sektorit.
  2. Drejton, ndjek, koordinon dhe kontrollon çdo ditë punën e sektorit të tij për realizimin e projekteve dhe të aktiviteteve të miratuara, duke raportuar mbi ecurinë e punës së sektorit që drejton te Drejtori i Drejtorisë.
  3. Kujdeset që sektori dhe Qendra të jenë vazhdimisht të përditësuara me politikat për rininë si dhe veprimtarinë e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë.
  4. Në përmbushje të misionit të Qendrës për Hapje dhe Dialog ndërmerr dhe organizon tryeza diskutimi me aktorë të tretë shtetërorë dhe joshtetërorë për tematika në lidhje me rininë ose që prekin të rinjtë;
  5. Komunikon dhe mban marrëdhënie me të tretë për ecurinë dhe zhvillimin e projekteve dhe planeve të sektorit vetë ose të sektorit në bashkëpunim me të tjerë.  
  6. Përgatit dhe paraqet projekte me temë rininë për aplikime të ndryshme në organizatat ndërkombëtare.  
  7. Krijon dhe përditëson databazën e sektorit me kontaktet e të rinjve aktivë dhe pjesëmarrës në Qendër.
  8. Në bashkëpunim me stafin ndihmon për zhvillimin e ekspozitave e aktiviteteve të tjera që organizon Qendra.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave sociale si dhe të ketë diplomë “Master Shkencor".
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi temat sociale për të rinjtë dhe veçanërisht të politikave rinore.
  • Të ketë minimalisht 5 vite  përvojë pune.​
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail;

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 23. 12. 2022, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

__________________________________________________________________________________________

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Specialist, Sektori i Dialogut dhe Multimedias, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Asiston në realizimin e planit kuratorial të miratuar për ekspozitat e Qendrës.
  2. Propozon prezantime, shfaqje dhe projekte në zhanrin e filmit dhe multimedias përgjatë programit vjetor  dhe jep kontributin e tij/saj pwr realizimin e tyre.
  3. Kujdeset për arkivimin e veprave dhe materialeve digjitale të cilat janë pjesë e koleksioneve të Qendrës, si edhe arkivon fondin e veprave që ekspozohen në hapësirat e Qendrës.
  4. Kujdeset per mirëmbajtjen e hapësirave digjitale te qendrës dhe raporton per problematika te ndryshme lidhur me hapësirat.
  5. Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj në hapësirat e Qendrës dhe në rajone.
  6. Përgjigjet për realizimin e materialeve multimediale të ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët.
  7. Raporton në mënyrë periodike te Përgjegjësi i Sektorit mbi ecurinë ose përfundimin e detyrave dhe të projekteve, të cilat i janë ngarkuar ose ka marrë përsipër.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e arteve si dhe të ketë diplomë “Master Profesional".
  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune.​
  • Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e arteve dhe realizimin e ekspozitave.
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e arteve.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-A)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 23.12.2022, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

_________________________________________________________________________________________

Agiencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 3 (tre) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator, Drejtoria e Monitorimit të Sistemit të Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) dhe raporton mbi zbatimin e afateve për lëvrimin e shërbimit të aplikimeve dhe ndërveprimin midis institucioneve për dokumenta shoqëruese në varësi të institucioneve që mbikqyr.
  2. Vlerëson performacën e institucioneve që mbikqyr lidhur me respektimin e afateve të lëvrimit të shërbimit, respektimin e afateve të shkëmbimit të dokumentave shoqëruese  si dhe informon apo sinjalizon drejtorin e drejtorisë mbi mosrespektimin e tyre.
  3. Evidenton në vazhdimësi problematikat në lidhje me lëvrimin e shërbimit në lidhje me institucionet që mbikqyr dhe personat përgjegjës, përpilon raporte mbi mangësitë dhe propozon kryerjen e inspektimeve të posacme tek drejtori i drejtorisë.
  4. Bazuar në performancën e institucioneve dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara, kryen analizë të thelluar mbi kuadrin ligjor dhe institucional dhe paraqet propozime për ndryshimet e duhura tek drejtori i drejtorisë.
  5. Është njohës/e i/e mirë e kuadrit ligjor dhe institucional që lidhet me lëvrimin e shërbimeve në institucionet që mbikqyr.
  6. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët dhe personat përgjegjës të institucioneve të cilat mbikqyr.
  7. Përpilon raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza the thelluara mbi shërbimet;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agiencine për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopie të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezes së punës;
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 23 dhjetor 2022, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

__________________________________________________________________________________________

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori, Sektori i Qendrave për Hapje dhe Dialog në Rajone, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Harton planin vjetor të sektorit, si dhe propozon aktivitete shtesë që sektori do të trajtojë gjatë vitit duke përfshirë dhe specialistët e rajoneve.
  2. Në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë kujdeset për përçimin, replikimin dhe përshtatjen e projekteve dhe aktiviteteve në rajonet ku shtrihet veprimtaria e Qendrës.
  3. Harton planin e veprimit të rajoneve dhe mbikqyr realizimin e projekteve dhe aktiviteteve në rajonet përkatëse.
  4. Në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë, mban marrëdhenie me zyrat në rajone ku zhvillohet veprimtaria e Qendrës, si dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme edhe në terren këtë veprimtari.
  5. Mban marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat të cilat veprojnë në rajon.
  6. Kërkon dhe mbledh raportimet nga specialistët në rajone dhe harton raporte periodike mno aktivitetet e Qendres në rajone.
  7. Vendos objektiva dhe vlerëson punën e specialisteve ne rajone si dhe raporton në mënyre periodike te Drejtori i Drejtorisë.
  8. Bashkëpunon me përgjegjësit e tjerë të sektorëve në ngritjen e një plani pune koherent me aktivitetet e sektorëve të tjerë.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e arteve dhe/ose shkencave sociale si dhe të ketë diplomë “Master Shkencor".
  • Të ketë njohuri shumë të mira në menaxhimin e projekteve me karakter kulturor dhe social.
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme.
  • Të ketë minimalisht 5 vite  përvojë pune.​
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 23. 12. 2022, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

________________________________________________________________________________________

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin për:

Përgjegjës Sektori, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  1. Drejton dhe organizon punën në Sektorin e Financës dhe Burimeve Njerëzore.
  2. Harton projektbuxhetin duke përcaktuar saktë nevojat për fonde, sipas klasifikimit të strukturës buxhetore, si dhe monitoron ndjekjen e zbatimit të buxhetit të institucionit.
  3. Organizon rregullisht punën për inventarizimin e pasurisë së institucionit, përfshi mjetet dhe pajisjet që kanë në përdorim punonjësit, arkën, magazinën dhe bibliotekën, duke evidentuar për çdo rast përgjegjësitë eventuale, në rast të shkaktimit të dëmit dhe duke marrë masat e nevojshme për riparimin e tyre.
  4. Siguron zhvillimin e strategjisë financiare të Agjencisë dhe stabilitetin e saj financiar.
  5. Harton planin e punës javore dhe mujore të sektorit dhe i raporton tek Drejtori i Drejtorisë për detyrat e realizuara.
  6. Ndjek zbatimin e të gjitha procedurave për pranimin, emërimin, komandimin apo largimin nga puna të punonjësve në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe urdhrat apo udhëzimet e Drejtorit të Përgjithshëm të ADB-së.
  7. Kryen planifikimin për lejet vjetore të punonjësve të ADB-së dhe ndjek zbatueshmërinë e tyre.
  8. Përgjigjet para drejtorit përkatës, për shkallën e plotësimit të detyrave të ngarkuara prej tij nga punonjësit që punojnë në sektor.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në shkenca ekonomike, dega financë dhe të ketë diplomë “Master Shkencor”.
  • Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën e financave dhe buxhetit.
  • Të jetë i aftë të përpilojë dhe analizojë shkresa me karakter financiar.
  • Të ketë njohuri në sistemin HRMIS dhe në fushën e burimeve njerëzore.
  • Të demonstrojë aftësi të theksuara operative, të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit, (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër telefoni dhe adresë e--mail

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 23.12.2022, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

____________________________________________________________________________________

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin për:

Specialist arkivë/protokoll, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Financës dhe Shërbime Mbështetëse

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Regjistron korrespondencën e institucionit dhe çdo dokumentacion tjetër zyrtar që hyn dhe del nga institucioni apo qarkullon brenda institucionit.
  2. Analizon dokumentet për të përcaktuar afatet e mbajtjes sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse.
  3. Indekson dokumentet dhe përditëson inventarët.
  4. Kërkon dhe nxjerr dokumente nga protokolli dhe arkiva sipas kërkesave.
  5. Mban marrëdhënie me Arkivin Qendror.
  6. Realizon shpërndarjen e shkresave tek të adresuarit dhe të interesuarit.
  7. Menaxhon marrëdhëniet midis përdoruesve dhe shpërndan informacionin mbi përdorimin e arkivës.
  8. Administron vulën zyrtare të institucionit.
  9. Raporton në mënyrë të vazhdueshme dhe sa herë i kërkohet nga eprori për realizimin e Të zotërojë gjuhën angleze; gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  10. detyrave.
  11. Kujdeset për protokollin e arkivuar të institucionit.
  12. Mirëmban dokumentat dhe materialet në arkivin e institucionit dhe kujdeset për mos dëmtimin e tyre.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në shkenca juridike dhe/ose shkencave shoqërore si dhe të ketë diplomë “Master Profesional”.
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën arkivimit të dokumenteve.
  • Të demonstrojë aftësi të theksuara operative.
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit, (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail;

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 23.12. 2022, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

_________________________________________________________________________________________

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin për:

Specialist i burimeve njerëzore, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Ndjek dhe zbaton proceduarat ligjore mbi menaxhimin e  burimeve njerëzore në lidhje me rekrutimin, vlerësimin e rezultateve në punë, regjistrimin e lëvizjes së punonjësve, menaxhimin e dosjeve të personelit dhe dhënies se informacioneve mbi indikatorët e menaxhimit të burimeve njerëzore.
  2. Hedh të dhënat dhe ndryshimet në programin HRMIS.
  3. Mbështet nevojat e veprimtarisë së institucionit me burime të kualifikuara njerëzore dhe kujdeset për zhvillimin e karrierës së tyre nëpërmjet kualifikimeve, trajnimeve dhe zhvillimit te tyre.
  4. Mbështet njësitë organizative të institucionit në lidhje me proceset e parashikuara në legjislacion në lidhje me vlerësimin e rezultateve në punë, masat disiplinore dhe hartimin e  përshkrimeve të punës.
  5. Kontrollon zbatimin e disiplinës në punë si në drejtim të zbatimit të orarit zyrtar ashtu edhe në atë të kodit të sjelljes dhe etikës.
  6. Kujdeset për përpilimin dhe ruajtjen e dosjeve të punës dhe personnelit.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në shkencat ekonomike dhe/ose juridike dhe të ketë diplomë “Master Profesional”.
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Të ketë njohuri në sistemin HRMIS.
  • Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën e burimeve njerëzore.
  • Të jetë i/e aftë të përpilojë kontratat e punës dhe të gjitha shkresat me qëllim menaxhimin e burimeve njerëzore.
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike.
  • Të demonstrojë aftësi të theksuara operative.
  • Të zotërojë gjuhën angleze; gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të mos jete larguar nga puna me masë disiplinore.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-a)