Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 638, datë 06.11.2017, të ligjit nr.107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, urdhrit nr.157, datë 29.09.2022 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”,
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist i Sektorit të Dialogut dhe Multimedias Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Propozon prezantime, shfaqje dhe projekte në zhanrin e filmit dhe multimedias përgjatë programit vjetor, në përputhje me tematikat e miratuara nga përgjegjësi dhe eprorët.
- Kujdeset për arkivimin e veprave dhe materialeve digjitale të cilat janë pjese e koleksioneve të qendrës, si edhe arkivon fondin e veprave që ekspozohen në hapësirat e Qendrës.
- Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj në hapësirat e Qendrës dhe në rajone.
- Përgjigjet për realizimin e materialeve multimediale të ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët. Me miratim të përgjegjësit të sektorit ai ka hapësirën të përdori kreativitetin individual në përputhje me detyrat e ngarkuara.
- Kujdeset per mirëmbajtjen e hapësirave digjitale te qendrës dhe raporton per problematika te ndryshme lidhur me hapësirat.
- Raporton në mënyrë periodike te Përgjegjësi i Sektorit mbi ecurinë ose përfundimin e detyrave dhe të projekteve, të cilat i janë ngarkuar ose ka marrë përsipër.
- Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave shoqerore ose shkencave ekonomike si dhe të ketë diplomë “Master Profesional".
- Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune.
- Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e arteve dhe realizimin e ekspozitave.
- Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e arteve.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
- Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
- Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-A)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:
Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
- Letër interesi për pozicionin.
- CV.
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
- Dy letra rekomandimi.
- Dëshmi penaliteti.
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 24 mars 2023, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.
Agiencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 3 (tre) vende të lira pune në pozicionin:
Koordinator, Drejtoria e Monitorimit të Sistemit të Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE)
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) dhe raporton mbi zbatimin e afateve për lëvrimin e shërbimit të aplikimeve dhe ndërveprimin midis institucioneve për dokumenta shoqëruese në varësi të institucioneve që mbikqyr.
- Vlerëson performacën e institucioneve që mbikqyr lidhur me respektimin e afateve të lëvrimit të shërbimit, respektimin e afateve të shkëmbimit të dokumentave shoqëruese si dhe informon apo sinjalizon drejtorin e drejtorisë mbi mosrespektimin e tyre.
- Evidenton në vazhdimësi problematikat në lidhje me lëvrimin e shërbimit në lidhje me institucionet që mbikqyr dhe personat përgjegjës, përpilon raporte mbi mangësitë dhe propozon kryerjen e inspektimeve të posacme tek drejtori i drejtorisë.
- Bazuar në performancën e institucioneve dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara, kryen analizë të thelluar mbi kuadrin ligjor dhe institucional dhe paraqet propozime për ndryshimet e duhura tek drejtori i drejtorisë.
- Është njohës/e i/e mirë e kuadrit ligjor dhe institucional që lidhet me lëvrimin e shërbimeve në institucionet që mbikqyr.
- Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët dhe personat përgjegjës të institucioneve të cilat mbikqyr.
- Përpilon raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën juridike/ekonomike ose shkenca sociale dhe të ketë diplomë “Master Shkencor”;
- Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
- Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike;
- Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza the thelluara mbi shërbimet;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
- Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE
Kandidati duhet të paraqesë në Agiencine për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:
Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopie të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezes së punës;
- Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 24 mars 2023, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.