Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të Urdhrit nr.157, datë 29.09.2022 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje” dhe të Ligjit Nr. 10/2021 “Për Bashkëqeverisjen”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar);
  2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
  3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;
  4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;
  5. Jep kontibut parësor në përpilimin e raporteve javore;
  6. Jep kontribut parësor mbi rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;
  7. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve për Qytetarët;
  8. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;
  9. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  10. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale në institucionin ku është i atashuar;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 3 (tre) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator i atashuar pranë Kryeministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Mbikëqyr sistemin e menaxhimit të ankesave, trajton çështjet e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha çështjet për rubrikat e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes drejtuar ministrisë që mbikëqyr;
  2. Siguron menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha çështjeve të ardhura nga platforma drejtuar ministrisë që mbikëqyr, si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
  3. Mbikëqyr të gjitha proceset që kryhen nga koordinatori ne ministri, i cili trajton çështje të regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqipëriaqëduam.al, nga protokolli i ministrisë si dhe për të gjitha rubrikat e platformës dhe përgjigjet e dhëna nga ministria duke i ndjekur ato deri në kthimin e përgjigjes pranë qytetarit, vlerëson cilësinë e përgjigjeve të dhëna nga koordinatori/ët në ministri për qytetarët;
  4. Mbikëqyr dhe ndjek marrëdhënien me kabinetin e ministrisë, drejtuesve në aparat dhe institucioneve në varësi, si dhe marrëdhëniet me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm në Ministri;
  5. Mban kontakte të vazhdueshme dhe raporton te Drejtori i Drejtorisë për ecurinë e punës dhe marrëdhëniet e punës me koordinatorin/ët në ministri, raporton në mënyrë periodike mbi performancën e punës së tyre;
  6. Bashkëpunon me drejtorinë e SQDNE-së për çështjet e aplikimeve të trajtuara nga ministria dhe koordinatorët e saj për ndjekjen e tyre në kohë reale si dhe mbikëqyr çështjet në vonesë;
  7. Inspekton çështjet që kanë problematika lidhur me rastet e platformës së bashkëqeverisjes dhe indicie të cilat vijnë nga drejtoria e SQDNE-së për aplikimet e institucionit të miratuara parapakisht nga titullarët;
  8. Kontrollon përpilimin e raporteve periodike nga koordinatorët në ministri, përpara se të dërgohen te Drejtori i Drejtorisë për miratim;
  9. Përpilon raporte dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 7 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale të qeverisjes vendore, dhe akteve ligjore e nënligjore mbi inspektimin;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Shofer, Sektori Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Siguron transportin e personelit te Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje për nevojat e punës brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; 
  • Administron dhe përgjigjet për mbajtjen e automjetit në gjendje funksionale;
  • Merr në dorëzim automjetin me dokumentacionin përkatës, në bazë të procesverbalit dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij;
  • Respekton destinacionin e lëvizjes së autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje;
  • Plotëson fletë-udhëtimet, të firmosura bashkë me personat udhëtues dhe i dorëzon ato periodikisht duke rakorduar me specialistin përkatës për kuotat e harxhimit të karburantit mujor dhe vjetor;
  • Qëndron pranë automjetit dhe kujdeset për cilësinë e punës, kur automjeti ndodhet për shërbime apo riparime;
  • Ndjek dhe zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor;
  • Mban përgjegjësi për lëvizjet e automjetit, dhe raporton per destinacionet e lëvizjes;
  • Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të jetë i pajisur me diplomë të arsimit të mesëm të përgjithshëm ose profesional;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë të paktën 10 vite i paisur me leje drejtimi te klasit B;
  • Të ketë njohuri për rregullat e qarkullimit rrugor dhe funksionimin e automjeteve;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune si shofer në administratë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna;
  • Të mos jetë i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist,  Sektori i Librit dhe Projekteve, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë;  
  • Është përgjegjës për realizimin korrekt të detyrave të tij funksionale;
  • Kërkon dhe harton projekte në fushën e krijimtarisë letrare dhe të promovimit të letërsisë e të botimeve të reja;
  • ç.  Mirëmban njësitë e Bibliotekës së Kryeministrisë, si edhe kujdeset për kategorizimin e njësive fizike dhe të materialeve të digjitalizuara. Raporton periodikisht për gjendjen e bibliotekës, si dhe për të gjitha herët që konstaton dëmtime në materialet e bibliotekës;  
  • Është përgjegjës për katalogimin e njësive të bibliotekës dhe procesin e hedhjes së të dhënave në mënyrë të vazhdueshme;  
  • dh. Është përgjegjës për pjesën e fondit të ekspozuar në raftet publike të bibliotekës dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe rinovimin vjetor të tyre me miratimin e eprorëve të tij; 
  • Sigurohet dhe mban përgjegjësi që gjatë aktiviteteve që zhvillohen në COD, fondi i librave të ekspozuar në bibliotekë të mos keqpërdoret; 
  • ë.   Kryen punë kërkimore dhe monitoruese mbi thirrjet e projekteve të ndryshme në bazë të detyrave të ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit. Informon eprorët dhe kolegët mbi formatet e kërkuara nga thirrjet e projekteve, si dhe ndihmon për plotësimin korrekt të aplikimeve të thirrjeve të ndryshme në bazë të detyrave të ngarkuara; 
  • Raporton në mënyre analitike dhe koherente, duke zbatuar kërkesat e eprorëve mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, të projekteve dhe të aktiviteteve të sektorit që ai ndjek, si edhe të detyrave që i ngarkohen; 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Profesional”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet;
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator Ndërmjetës, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm përfaqëson ADB-në në proceset e ndërmjetësimit mes palëve të interesuara, personave fizikë ose juridikë privatë dhe institucionit të administratës shtetërore përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të tyre nëse pas shqyrtimit të tyre, ankuesi nuk është i kënaqur me zgjidhjen e ofruar, vetëm për çështjet të cilat janë trajtuar apo po trajtohen nga platforma “ Për Shqipërinë që duam” ;
  2. Shqyrton kërkesat për ndërmjetësim të ardhura nga qytetarë apo institucione, për problematikat që  kanë të bëjnë me anën juridike dhe i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm nëse këto çështje mund/duhet ose jo, të shkojnë në proces ndërmjetësimi;
  3.  Merr pjesë në procesin e hartimit të dokumentacionit tip të procedurave për realizimin e procesit të ndërmjetësimit, si dhe përgatitjen e marrëveshjes së ndërmjetësimit, duke e ndjekur procesin deri në nënshkrimin e marrëveshjes nga palët;
  4. Siguron pjesëmarrjen si përfaqësues i institucionit, pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve duke përdorur të gjitha mjetet e mbrojtjes që garanton ligji, në të gjitha proceset gjyqësore për çështjet të cilat janë objekt i ndërmjetësimit;
  5.  Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  6. Ruan konfidencialitetin dhe paanëshmërinë në lidhje me çështjet që janë objekt shqyrtimit ose kanë filluar si procedura ndërmjetësimi;
  7. Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  8. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimit për qytetarët.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbatuar studimet universitare në fushën e shkencave juridike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet në administratën publike, ose në ushtrim të profesionit të avokatisë;
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë eksperienca në përfaqësimin e institucioneve pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve, konflikte gjyqësore;
  • Të ketë aftësi të mira negociuese, raportuese, si dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve objekt i punës së tij/saj;
  • Të ketë aftësi në vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve efektive të punës me institucionet e administratës shtetërore, agjencitë publike, punonjësit dhe publikun;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopie të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka) ;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit. 

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 4 (katër) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator i atashuar pranë Kryeministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Biznesin.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Mbikëqyr sistemin e menaxhimit të ankesave, trajton çështjet e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha çështjet për rubrikat e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes drejtuar ministrisë që mbikëqyr;
  2. Siguron menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha çështjeve të ardhura nga platforma drejtuar ministrisë që mbikëqyr, si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
  3. Mbikëqyr të gjitha proceset që kryhen nga koordinatori në ministri, i cili trajton çështje të regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqipëriaqëduam.al, nga protokolli i ministrisë si dhe për të gjitha rubrikat e platformës dhe përgjigjet e dhëna nga ministria duke i ndjekur ato deri në kthimin e përgjigjes pranë qytetarit, vlerëson cilësinë e përgjigjeve të dhëna nga koordinatori/ët në ministri për qytetarët;
  4. Mbikëqyr dhe ndjek marrëdhënien me kabinetin e ministrisë, drejtuesve në aparat dhe institucioneve në varësi, si dhe marrëdhëniet me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm në Ministri;
  5. Mban kontakte të vazhdueshme dhe raporton te Drejtori i Drejtorisë për ecurinë e punës dhe marrëdhëniet e punës me koordinatorin/ët në ministri, raporton në mënyrë periodike mbi performancën e punës së tyre;
  6. Bashkëpunon me drejtorinë e SQDNE-së për çështjet e aplikimeve të trajtuara nga ministria dhe koordinatorët e saj për ndjekjen e tyre në kohë reale si dhe mbikëqyr çështjet në vonesë;
  7. Inspekton çështjet që kanë problematika lidhur me rastet e platformës së bashkëqeverisjes dhe indicie të cilat vijnë nga drejtoria e SQDNE-së për aplikimet e institucionit të miratuara parapakisht nga titullarët;
  8. Kontrollon përpilimin e raporteve periodike nga koordinatorët në ministri, përpara se të dërgohen te Drejtori i Drejtorisë për miratim;
  9. Përpilon raporte dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 7 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale të qeverisjes vendore, dhe akteve ligjore e nënligjore mbi inspektimin;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Biznesin.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar);
  2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
  3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;
  4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;
  5. Jep kontibut parësor në përpilimin e raporteve javore;
  6. Jep kontribut parësor mbi rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;
  7. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve dhe klimës për biznesin;
  8. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;
  9. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  10. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale në institucionin ku është i atashuar;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori, Sektori Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Drejton dhe organizon punën në Sektorin e Financës dhe Burimeve Njerëzore;
  2. Harton projektbuxhetin duke përcaktuar saktë nevojat për fonde, sipas klasifikimit të strukturës buxhetore, si dhe monitoron ndjekjen e zbatimit të buxhetit të institucionit;
  3. Ndjek me përpikmëri zbatimin e buxhetit dhe bashkëpunon ngushtësisht me sektorin ligjor dhe prokurimeve për realizimin e të gjitha procedurave të nevojshme për aktivitetin e Agjencisë;
  4. Harton pasqyrat financiare për mbylljen e vitit ushtrimor të institucionit;
  5. Harton projekt buxhetin afatmesëm të institucionit;
  6. Mban marrëdhënie dhe raporton rregullisht dhe brenda afateve për të gjitha procedurat dhe raportimet buxhetore me Drejtorinë e Thesarit dhe Ministrinë e Financave;
  7. Organizon rregullisht punën për inventarizimin e pasurisë së institucionit, përfshi mjetet dhe pajisjet që kanë në përdorim punonjësit, arkën, magazinën dhe bibliotekën, duke evidentuar për çdo rast përgjegjësitë eventuale, në rast të shkaktimit të dëmit dhe duke marrë masat e nevojshme për riparimin e tyre;
  8. Siguron zhvillimin e strategjisë financiare të Agjencisë dhe stabilitetin e saj financiar;
  9. Harton planin e punës javore dhe mujore të sektorit dhe i raporton tek Drejtori i Drejtorisë për detyrat e realizuara;
  10. Ndjek zbatimin e të gjitha procedurave për pranimin, emërimin, komandimin apo largimin nga puna të punonjësve në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe urdhrat apo udhëzimet e Drejtorit të Përgjithshëm të ADB-së;
  11. Kryen planifikimin për lejet vjetore të punonjësve të ADB-së dhe ndjek zbatueshmërinë e tyre;
  12. Përgjigjet para Drejtorit të Drejtorisë, për shkallën e plotësimit të detyrave të ngarkuara prej tij nga punonjësit që punojnë në sektor.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në shkenca ekonomike, dega financë dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”.
  • Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën e financave dhe buxhetit;
  • Të jetë i aftë të përpilojë dhe analizojë shkresa dhe raporte me karakter financiar;
  • Të ketë njohuri në sistemin HRMIS dhe në fushën e burimeve njerëzore;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të demonstrojë aftësi të theksuara operative, të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist, Sektori Ligjor dhe i Prokurimeve, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Mban evidencën e akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit dhe atyre me karakter të përgjithshëm dhe bën rifreskimin e tyre.
  2. Merr pjesë në përgatitjen e akteve, të rregulloreve, të shkresave, të marrëveshjeve dhe të çdo materiali tjetër që i ngarkohet nga Përgjegjësi i Sektorit, Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.
  3. Ndihmon Përgjegjësin e Sektorit apo Drejtorin e Drejtorisë për interpretime juridike dhe interpretime të akteve ligjore.
  4. Përfaqëson agjencinë në seanca gjyqësore, sa herë që i kërkohet me autorizim të posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm dhe në të gjitha shkallët e gjykimit për çështje të ndryshme ku agjencia është palë apo ndërmerr vetë një proces gjyqësor.
  5. Asiston punonjësit e agjencisë për problemet me karakter juridik në ushtrimin e detyrave të tyre apo në problematika që mund të hasen prej tyre pas konsultimit me Përgjegjësin e Sektorit.
  6. Merr pjesë në përgatitjen e materialeve të tenderëve nga ana juridike, duke siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe ndjek të gjitha afatet ligjore sipas ligjit të prokurimeve publike.
  7. Harton dokumentacionin e nevojshëm për prokurim online me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit, të Drejtorit të Drejtorisë apo të Drejtorit të Përgjithshëm.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Profesional”;
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë eksperienca në përfaqësimin e institucioneve pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve, konflikte gjyqësore.
  • Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën e prokurimeve publike.
  • Të jetë i aftë të përpilojë dhe të analizojë shkresa me karakter juridik.
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike.
  • Të zotërojë gjuhën angleze.
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agiencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezes së punës;
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Koordinator në rajone, Sektori për Menaxhimin e Qendrave për Hapje dhe Dialog në Rajonin Gjirokastër, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Promovon vlerat e Qendrës për Hapje dhe Dialog në rajon;
  2. Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë;
  3. Propozon dhe harton plane për realizimin e aktiviteteve, ekspozitave dhe projekteve të ngarkuara, duke vlerësuar situatën në rajonin përkates. Gjithashtu ai ka hapësirën të orientojë veprimtarinë në rajon në bazë të interesit të shprehur nga partnerët, me anë të propozimeve të miratuara nga eprorët;
  4. Kujdeset për realizimin dhe zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të zhvilluara në rajonin ku është caktuar, në përputhje me detyrat e ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët.
  5. Përfaqëson qendrën si dhe lidh ura bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat të cilat veprojnë në rajonin ku është caktuar;
  6. Raporton në mënyrë analitike dhe në kohë mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, projekteve dhe aktiviteteve në rajon të cilet ai/ajo ndjek, si edhe raporton mbi situatën dhe zhvillimet kulturore dhe artistike në rajonin që mbikqyr;
  7. Bashkëpunon me specialistët e rajoneve të tjera në hartimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve në rajone.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave sociale/shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të jetë banues në qarkun Gjirokastër;
  • Të ketë mbi 3 vite përvojë pune;
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:

Koordinator në rajone, Sektori për Menaxhimin e Qendrave për Hapje dhe Dialog në Rajonin Korcë, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Promovon vlerat e Qendrës për Hapje dhe Dialog në rajon;
  2. Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë;
  3.  Propozon dhe harton plane për realizimin e aktiviteteve, ekspozitave dhe projekteve të ngarkuara, duke vlerësuar situatën në rajonin përkates. Gjithashtu ai ka hapësirën të orientojë veprimtarinë në rajon në bazë të interesit të shprehur nga partnerët, me anë të propozimeve të miratuara nga eprorët;
  4. Kujdeset për realizimin dhe zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të zhvilluara në rajonin ku është caktuar, në përputhje me detyrat e ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët;
  5.  Përfaqëson qendrën si dhe lidh ura bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat të cilat veprojnë në rajonin ku është caktuar;
  6. Raporton në mënyrë analitike dhe në kohë mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, projekteve dhe aktiviteteve në rajon të cilet ai/ajo ndjek, si edhe raporton mbi situatën dhe zhvillimet kulturore dhe artistike në rajonin që mbikqyr;
  7. Bashkëpunon me specialistët e rajoneve të tjera në hartimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve në rajone.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave sociale/shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të jetë banues në qarkun Korçë;
  • Të ketë mbi 3 vite përvojë pune;​
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:

Koordinator në rajone, Sektori për Menaxhimin e Qendrave për Hapje dhe Dialog në Rajonin Shkodër, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Promovon vlerat e Qendrës për Hapje dhe Dialog në rajon;
  2. Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë;
  3.  Propozon dhe harton plane për realizimin e aktiviteteve, ekspozitave dhe projekteve të ngarkuara, duke vlerësuar situatën në rajonin përkates. Gjithashtu ai ka hapësirën të orientojë veprimtarinë në rajon në bazë të interesit të shprehur nga partnerët, me anë të propozimeve të miratuara nga eprorët;
  4. Kujdeset për realizimin dhe zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të zhvilluara në rajonin ku është caktuar, në përputhje me detyrat e ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët;
  5.  Përfaqëson qendrën si dhe lidh ura bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat të cilat veprojnë në rajonin ku është caktuar;
  6. Raporton në mënyrë analitike dhe në kohë mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, projekteve dhe aktiviteteve në rajon të cilet ai/ajo ndjek, si edhe raporton mbi situatën dhe zhvillimet kulturore dhe artistike në rajonin që mbikqyr;
  7. Bashkëpunon me specialistët e rajoneve të tjera në hartimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve në rajone.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave sociale/shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”
  • Të jetë banues në qarkun Shkodër;
  • Të ketë mbi 3 vite përvojë pune;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, gjuha e dytë e huaj përben përparësi;
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 qershor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:

Koordinator në rajone, Sektori për Menaxhimin e Qendrave për Hapje dhe Dialog në Rajonin Vlorë, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Promovon vlerat e Qendrës për Hapje dhe Dialog në rajon;
  2. Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë;
  3. Propozon dhe harton plane për realizimin e aktiviteteve, ekspozitave dhe projekteve të ngarkuara, duke vlerësuar situatën në rajonin përkates. Gjithashtu ai ka hapësirën të orientojë veprimtarinë në rajon në bazë të interesit të shprehur nga partnerët, me anë të propozimeve të miratuara nga eprorët;
  4. Kujdeset për realizimin dhe zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të zhvilluara në rajonin ku është caktuar, në përputhje me detyrat e ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët;
  5.  Përfaqëson qendrën si dhe lidh ura bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat të cilat veprojnë në rajonin ku është caktuar;
  6. Raporton në mënyrë analitike dhe në kohë mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, projekteve dhe aktiviteteve në rajon të cilet ai/ajo ndjek, si edhe raporton mbi situatën dhe zhvillimet kulturore dhe artistike në rajonin që mbikqyr;
  7. Bashkëpunon me specialistët e rajoneve të tjera në hartimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve në rajone.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave sociale/shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”
  • Të jetë banues në qarkun Vlorë;
  • Të ketë mbi 3 vite përvojë pune;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;