Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të Urdhrit nr.157, datë 29.09.2022 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje” dhe të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për  vende të lira pune në pozicionin:

(2) Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Biznesin

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar);
  2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
  3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;
  4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;
  5. Jep kontibut parësor në përpilimin e raporteve javore;
  6. Jep kontribut parësor mbi rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;
  7. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve dhe klimës për biznesin;
  8. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;
  9. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  10. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale në institucionin ku është i atashuar;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

*Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 15 mars 2024, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(2) Koordinator i atashuar pranë Kryeministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Biznesin

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Mbikëqyr sistemin e menaxhimit të ankesave, trajton çështjet e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha çështjet për rubrikat e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes drejtuar ministrisë që mbikëqyr;
  2. Siguron menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha çështjeve të ardhura nga platforma drejtuar ministrisë që mbikëqyr, si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
  3. Mbikëqyr të gjitha proceset që kryhen nga koordinatori në ministri, i cili trajton çështje të regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqipëriaqëduam.al, nga protokolli i ministrisë si dhe për të gjitha rubrikat e platformës dhe përgjigjet e dhëna nga ministria duke i ndjekur ato deri në kthimin e përgjigjes pranë qytetarit, vlerëson cilësinë e përgjigjeve të dhëna nga koordinatori/ët në ministri për qytetarët;
  4. Mbikëqyr dhe ndjek marrëdhënien me kabinetin e ministrisë, drejtuesve në aparat dhe institucioneve në varësi, si dhe marrëdhëniet me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm në Ministri;
  5. Mban kontakte të vazhdueshme dhe raporton te Drejtori i Drejtorisë për ecurinë e punës dhe marrëdhëniet e punës me koordinatorin/ët në ministri, raporton në mënyrë periodike mbi performancën e punës së tyre;
  6. Bashkëpunon me drejtorinë e SQDNE-së për çështjet e aplikimeve të trajtuara nga ministria dhe koordinatorët e saj për ndjekjen e tyre në kohë reale si dhe mbikëqyr çështjet në vonesë;
  7. Inspekton çështjet që kanë problematika lidhur me rastet e platformës së bashkëqeverisjes dhe indicie të cilat vijnë nga drejtoria e SQDNE-së për aplikimet e institucionit të miratuara parapakisht nga titullarët;
  8. Kontrollon përpilimin e raporteve periodike nga koordinatorët në ministri, përpara se të dërgohen te Drejtori i Drejtorisë për miratim;
  9. Përpilon raporte dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike, ekonomike ose te shkencave sociale dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 7 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale të qeverisjes vendore, dhe akteve ligjore e nënligjore mbi inspektimin;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

*Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 15 mars 2024, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(1) Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar);
  2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
  3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;
  4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;
  5. Jep kontibut parësor në përpilimin e raporteve javore;
  6. Jep kontribut parësor mbi rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;
  7. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve për Qytetarët;
  8. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;
  9. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  10. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale në institucionin ku është i atashuar;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

*Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 15 mars 2024, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(2) Koordinator Ndërmjetës, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm përfaqëson ADB-në në proceset e ndërmjetësimit mes palëve të interesuara, personave fizikë ose juridikë privatë dhe institucionit të administratës shtetërore përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të tyre nëse pas shqyrtimit të tyre, ankuesi nuk është i kënaqur me zgjidhjen e ofruar, vetëm për çështjet të cilat janë trajtuar apo po trajtohen nga platforma “ Për Shqipërinë që duam” ;
  2. Shqyrton kërkesat për ndërmjetësim të ardhura nga qytetarë apo institucione, për problematikat që  kanë të bëjnë me anën juridike dhe i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm nëse këto çështje mund/duhet ose jo, të shkojnë në proces ndërmjetësimi;
  3.  Merr pjesë në procesin e hartimit të dokumentacionit tip të procedurave për realizimin e procesit të ndërmjetësimit, si dhe përgatitjen e marrëveshjes së ndërmjetësimit, duke e ndjekur procesin deri në nënshkrimin e marrëveshjes nga palët;
  4. Siguron pjesëmarrjen si përfaqësues i institucionit, pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve duke përdorur të gjitha mjetet e mbrojtjes që garanton ligji, në të gjitha proceset gjyqësore për çështjet të cilat janë objekt i ndërmjetësimit;
  5.  Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  6. Ruan konfidencialitetin dhe paanëshmërinë në lidhje me çështjet që janë objekt shqyrtimit ose kanë filluar si procedura ndërmjetësimi;
  7. Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  8. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimit për qytetarët.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbatuar studimet universitare në fushën e shkencave juridike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet në administratën publike, ose në ushtrim të profesionit të avokatisë;
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë eksperienca në përfaqësimin e institucioneve pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve, konflikte gjyqësore;
  • Të ketë aftësi të mira negociuese, raportuese, si dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve objekt i punës së tij/saj;
  • Të ketë aftësi në vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve efektive të punës me institucionet e administratës shtetërore, agjencitë publike, punonjësit dhe publikun;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopie të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka) ;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 15 mars 2024, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit. 

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(1) Shofer, Sektori Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Siguron transportin e personelit te Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje për nevojat e punës brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; 
  • Administron dhe përgjigjet për mbajtjen e automjetit në gjendje funksionale;
  • Merr në dorëzim automjetin me dokumentacionin përkatës, në bazë të procesverbalit dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij;
  • Respekton destinacionin e lëvizjes së autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje;
  • Plotëson fletë-udhëtimet, të firmosura bashkë me personat udhëtues dhe i dorëzon ato periodikisht duke rakorduar me specialistin përkatës për kuotat e harxhimit të karburantit mujor dhe vjetor;
  • Qëndron pranë automjetit dhe kujdeset për cilësinë e punës, kur automjeti ndodhet për shërbime apo riparime;
  • Ndjek dhe zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor;
  • Mban përgjegjësi për lëvizjet e automjetit, dhe raporton per destinacionet e lëvizjes;
  • Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të jetë i pajisur me diplomë të arsimit të mesëm të përgjithshëm ose profesional;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë të paktën 10 vite i paisur me leje drejtimi te klasit B;
  • Të ketë njohuri për rregullat e qarkullimit rrugor dhe funksionimin e automjeteve;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune si shofer në administratë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna;
  • Të mos jetë i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente: