Shpallje vendi vakant për një pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:

Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse

Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhërit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin:

Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

- Organizon, koordinon, drejton dhe monitoron, punën e specialistëve të sektorit nën përgjegjësinë e tij, sipas detyrave që rrjedhin nga kuadri ligjor i aplikueshëm, si edhe sipas detyrave e udhëzimeve të caktuara nga Drejtori i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse apo Drejtori i Përgjithshëm i AIE;

- Regjistron të gjitha detyrimet e institucionit, në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Financës;

- Administron me efikasitet vlerat monetare e materiale, në shërbim të strukturave bazë të institucionit dhe në përputhje me dispozitat ligjore dhe akteve nënligjore në fuqi;

- Kujdeset, ndjek dhe siguron dokumentacionin e nevojshëm për hartimin e projekt-buxhetit, si dhe organizon, mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e buxhetit;

- Ndjek burimet financiare e materiale të programuara dhe evidentimin kontabël të aktivitetit ekonomik dhe financiar të institucionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

- Evidenton çdo muaj të ardhurat dytësore, si dhe kryen veprime me magazinën e institucionit, me qëllim administrimin ligjor dhe efektiv të tyre;

- Përcakton për çdo vend pune nevojat për bazë materiale dhe shërbime të nevojshme, si dhe kushtet e punës të sektorëve në varësi dhe të drejtorive funksionale;

- Bën rakordime me Degën e Buxhetit e Thesarit, harton pasqyrat përkatëse dhe raporton në organet sipas ligjit;

- Përpilon evidencën mujore dhe progresive për përdorimin e fondeve buxhetore dhe të të ardhurave si për shpenzime dhe investime dhe ia paraqet Drejtorit Ekonomik brenda afateve të përcaktuara në udhëzimet përkatëse;

- Përgjegjës për kontrollin e punës lidhur me mbarëvajtjen e veprimtarisë financiare të AIE, që nga planifikimi korrekt i shpenzimeve operative, procesit të prokurimeve, pasqyrave financiare vjetore të përgatitura nga specialistëve, investimeve dhe zbatimin e procedurave financiare, në purputhje me legjislacionin në fuqi;

- Bashkëpunon me strukturat përgjegjëse në AIE për hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e PBA-së në tregues sasiorë dhe buxhetorë, për çdo program buxhetor.

 

Kushtet dhe kriteret e veçanta:

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" (DIND), të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë në Shkenca Ekonomike, (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura;
  • Aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e vartësve dhe përdorimin e burimeve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
  • Të kenë aftësi të mira të punës në grupe;
  • Të ketë njohuri për parimet dhe praktikat administrative;
  • Të njohë kuadrin ligjor në fuqi për financat, buxhetin dhe prokurimet publike;
  • Të njohë programet kompjuterike bazë dhe programet që lidhen me kontabilitetin.

 

Paga Për Pozicionin: Kategoria (III-2)

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:

  • Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:00-16:30, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
            Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës,
            Ministria e Ekonomis
    ë, Kulturës dhe Inovacionit
            Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3, Tiranë;
  • Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.., i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Dokumentat e kerkuara janë:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • Jetëshkrim (CV);
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka), (origjinale ose të noterizuar);
  • Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 22 Mars 2024, Ora 14:00 (E Premte).

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.