Në kuadër të projektit “Qelizat e reja”, Instituti Kombëtar për Shërbimin Publik në Francë publikon dy vende vakante për ekspertë të lartë në fushën e Reformës së Administratës Publike dhe në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për të shprehur interesin tuaj, mund të aplikoni në dy njoftimet e mëposhtme që përfshijnë dokumentet me anekset përkatëse në lidhje me Termat e references dhe Udhëzimin për tenderuesit.

Linku për ekspertin e lartë në fushën e Reformës së Administratës Publikehttps://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:7176982546050600961/

Linku për ekspertin e lartë në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore: https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:7176983910101192704/

Afati i aplikimit: 1 prill 2024 / në adresën e emailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Projekti ‘Qelizat e Reja/Young cells’ i financuar nga Bashkimi Evropian nën IPA II 2020, synon zhvillimin e rritjes së kapaciteteve të 25 nëpunësve civilë të administratës publike shqiptare në një program të dedikuar me trajnime praktike, seminare dhe workshop-e, vizita studimore dhe praktika pune në shkollat dhe administratat publike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (Francë, Itali, Gjermani dhe Kroaci).

Programi do të mbështesë Qeverinë Shqiptare në reformën e shërbimit civil dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të një administrate publike efiçente, efektive dhe transparente në Shqipëri.

Programi po zbatohet nga Instituti Kombëtar Francez i Shërbimit Publik (French National Institute of Public Service/INSP) dhe partnerët: Universiteti i Shkencave Administrative të Aplikuara në Kehl (Gjermani); Universiteti i Bolonjës; rajonin Emilia-Romagna (Itali) dhe dy partnerët shoqërues Shkolla e Administratës Publike e Kroacisë dhe Greqisë në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.