Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të Urdhrit nr.157, datë 29.09.2022 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje” dhe të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”,
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist i Drejtorit të Përgjithshëm, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
a. Kujdeset për realizimin e agjendës së përditshme të Drejtorit të Përgjithshëm të ADB-së.
b. Menaxhon korrespodencën hyrëse dhe dalëse, si dhe të shkresave të brendshme për sa i takon Drejtorit të Përgjithshëm dhe pas konfirmimit nga Drejtori i Përgjithshëm i përcjell pranë protokollit.
c. Harton minutat e takimeve të ndryshme dhe mban shënime gjatë mbledhjeve të thirrura nga Drejtori i Përgjithshëm.
d. Siguron transmetimin e porosive dhe informacionin brenda ADB-së dhe jashtë saj.
e. Kryen detyra të tjera të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbatuar studimet universitare në fushën e shkencave sociale dhe të ketë diplomë të nivelit Master. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
• Të ketë minimalisht 2 vite përvojë pune.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
• Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:
Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
• Letër interesi për pozicionin.
• CV.
• Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
• Fotokopje të librezës së punës.
• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
• Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
• Dy letra rekomandimi.
• Dëshmi penaliteti.
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 03 shtator 2024, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.