Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, si dhe të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”,
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionet:
(1) Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
a. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar);
b. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
c. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;
d. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;
e. Jep kontibut parësor në përpilimin e raporteve javore;
f. Jep kontribut parësor mbi rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;
g. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve për qytetarët;
h. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;
i. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
j. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave sociale ose ekzakte dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune.
• Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike.
• Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve.
• Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale në institucionin ku është i atashuar.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
• Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:
Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
• Letër interesi për pozicionin;
• CV;
• Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
• Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
• Dy letra rekomandimi;
• Dëshmi penaliteti;
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 30 shtator 2024, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.
__________________________________________________________________________________________________________________________________________
(1) Specialist i Sektorit të Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
a. Harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme, si dhe ndihmon në realizimin e këtyre projekteve.
b. Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë dhe fëmijët, por jo vetëm.
c. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
d. Zhvillon strategji për të promovuar projektet e inovacionit për të rinjtë dhe për të shfaqur ndikimin dhe rezultatet e tyre në komunitetin e gjerë.
e. Menaxhon afatet kohore të projektit, buxhetet dhe burimet në mënyrë efektive, duke siguruar që projektet të dorëzohen në kohë dhe brenda fushëveprimit.
f. Përgatit raporte dhe prezantime të rregullta mbi aktivitetet e programit, rezultatet dhe arritjet tek Përgjegjësi i Sektorit të Hapjes për Risi Rinore.
g. Bashkëpunon me stafin e Sektorit të Hapjes për Risi Rinore dhe sektorëve të tjerë për zhvillimin e suksesshëm të aktiviteteve të COD-it.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbatuar studimet universitare në fushën e shkencave sociale dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
• Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.
• Të ketë minimalisht 2 vite përvojë pune.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e rinisë.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
• Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:
Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
• Letër interesi për pozicionin.
• CV.
• Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
• Fotokopje të librezës së punës.
• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
• Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
• Dy letra rekomandimi.
• Dëshmi penaliteti.
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 shtator 2024, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.
_______________________________________________________________________________________________________________________________
(1) Koordinator i atashuar pranë Kryeministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
a. Mbikëqyr sistemin e menaxhimit të ankesave, trajton çështjet e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha çështjet për rubrikat e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes drejtuar ministrisë që mbikëqyr;
b. Siguron menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha çështjeve të ardhura nga platforma drejtuar ministrisë që mbikëqyr, si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
c. Mbikëqyr të gjitha proceset që kryhen nga koordinatori në ministri, i cili trajton çështje të regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqipëriaqëduam.al, nga protokolli i ministrisë si dhe për të gjitha rubrikat e platformës dhe përgjigjet e dhëna nga ministria duke i ndjekur ato deri në kthimin e përgjigjes pranë qytetarit, vlerëson cilësinë e përgjigjeve të dhëna nga koordinatori/ët në ministri për qytetarët;
d. Mbikëqyr dhe ndjek marrëdhënien me kabinetin e ministrisë, drejtuesve në aparat dhe institucioneve në varësi, si dhe marrëdhëniet me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm në Ministri;
e. Mban kontakte të vazhdueshme dhe raporton te Drejtori i Drejtorisë për ecurinë e punës dhe marrëdhëniet e punës me koordinatorin/ët në ministri, raporton në mënyrë periodike mbi performancën e punës së tyre;
f. Bashkëpunon me drejtorinë e SQDNE-së për çështjet e aplikimeve të trajtuara nga ministria dhe koordinatorët e saj për ndjekjen e tyre në kohë reale si dhe mbikëqyr çështjet në vonesë;
g. Inspekton çështjet që kanë problematika lidhur me rastet e platformës së bashkëqeverisjes dhe indicie të cilat vijnë nga drejtoria e SQDNE-së për aplikimet e institucionit të miratuara parapakisht nga titullarët;
h. Kontrollon përpilimin e raporteve periodike nga koordinatorët në ministri, përpara se të dërgohen te Drejtori i Drejtorisë për miratim;
i. Përpilon raporte dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike, ekonomike, sociale dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
• Të ketë minimalisht 7 vite përvojë pune.
• Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve.
• Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale të qeverisjes vendore, dhe akteve ligjore e nënligjore mbi inspektimin.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
• Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:
Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
• Letër interesi për pozicionin;
• CV;
• Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
• Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
• Dy letra rekomandimi;
• Dëshmi penaliteti;
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
*Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 26 shtator 2024, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.