Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, si dhe të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për  vend të lirë pune në pozicionin:

2 (dy) Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

a. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar); 

b. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave; 

c. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;

d. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;

e. Jep kontibut parësor në përpilimin e raporteve javore; 

f. Jep kontribut parësor mbi rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;

g. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve për Qytetarët;

h. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;

i. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;

j. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune;

• Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 

• Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;

• Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale në institucionin ku është i atashuar;

• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

• Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;

• Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore. 

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

• Letër interesi për pozicionin;

• CV;

• Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;

• Fotokopje të librezës së punës;

• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);

• Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

• Dy letra rekomandimi;

• Dëshmi penaliteti;

• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

*Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 05 dhjetor 2024, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

______________________________________________________________________________________________________________

(1) Specialist i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

a. Ndjek dhe zbaton proceduarat ligjore mbi menaxhimin e  burimeve njerëzore në lidhje me rekrutimin, vlerësimin e rezultateve në punë, regjistrimin e lëvizjes së punonjësve, menaxhimin e dosjeve të personelit dhe dhënies se informacioneve mbi indikatorët e menaxhimit të burimeve njerëzore.

b. Hedh të dhënat dhe ndryshimet në programin HRMIS.

c. Mbështet nevojat e veprimtarisë së institucionit me burime të kualifikuara njerëzore dhe kujdeset për zhvillimin e karrierës së tyre nëpërmjet kualifikimeve, trajnimeve dhe zhvillimit te tyre.

d. Mbështet njësitë organizative të institucionit në lidhje me proceset e parashikuara në legjislacion në lidhje me vlerësimin e rezultateve në punë, masat disiplinore dhe hartimin e  përshkrimeve të punës.

e. Kontrollon zbatimin e disiplinës në punë si në drejtim të zbatimit të orarit zyrtar ashtu edhe në atë të kodit të sjelljes dhe etikës.

f. Kujdeset për përpilimin dhe ruajtjen e dosjeve të punës dhe personelit.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune. 

• Të ketë njohuri në sistemin HRMIS.

• Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën e burimeve njerëzore.

• Të jetë i/e aftë të përpilojë kontratat e punës dhe të gjitha shkresat me qëllim menaxhimin e burimeve njerëzore.

• Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike.

• Të demonstrojë aftësi të theksuara operative.

• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

• Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.

• Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore. 

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

• Letër interesi për pozicionin;

• CV;

• Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;

• Fotokopje të librezës së punës;

• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);

• Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

• Dy letra rekomandimi;

• Dëshmi penaliteti;

• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

 

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 05 dhjetor 2024, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit. 

______________________________________________________________________________________________________________________

1 (një) Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

a. Drejton dhe organizon punën në Sektorin e Financës dhe Burimeve Njerëzore;

b. Harton projektbuxhetin duke përcaktuar saktë nevojat për fonde, sipas klasifikimit të strukturës buxhetore, si dhe monitoron ndjekjen e zbatimit të buxhetit të institucionit;

c. Organizon rregullisht punën për inventarizimin e pasurisë së institucionit, përfshi mjetet dhe pajisjet që kanë në përdorim punonjësit, arkën, magazinën dhe bibliotekën, duke evidentuar për çdo rast përgjegjësitë eventuale, në rast të shkaktimit të dëmit dhe duke marrë masat e nevojshme për riparimin e tyre;

d. Siguron zhvillimin e strategjisë financiare të Agjencisë dhe stabilitetin e saj financiar;

e. Harton planin e punës javore dhe mujore të sektorit dhe i raporton tek Drejtori i Drejtorisë për detyrat e realizuara;

f. Ndjek zbatimin e të gjitha procedurave për pranimin, emërimin, komandimin apo largimin nga puna të punonjësve në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe urdhrat apo udhëzimet e Drejtorit të Përgjithshëm të ADB-së;

g. Kryen planifikimin për lejet vjetore të punonjësve të ADB-së dhe ndjek zbatueshmërinë e tyre;

h. Përgjigjet para drejtorit përkatës, për shkallën e plotësimit të detyrave të ngarkuara prej tij nga punonjësit që punojnë në sektor.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave ekonomike, dega financë dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

• Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në fushën përkatëse;

• Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën e financave dhe buxhetit;

• Të jetë i aftë të përpilojë dhe analizojë shkresa me karakter financiar;

• Të ketë njohuri në sistemin HRMIS dhe në fushën e burimeve njerëzore;

• Të demonstrojë aftësi të theksuara operative, të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;

• Të zotërojë gjuhën angleze;

• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;

• Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

• Letër interesi për pozicionin;

• CV;

• Fotokopie të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;

• Fotokopje të librezës së punës;

• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka) ;

• Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

• Dy letra rekomandimi;

• Dëshmi penaliteti;

• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 22 nëntor 2024, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.