(1) EKSPERT, SEKTORI I DEKORIMEVE DHE CEREMONIALIT, KLASA III-1

Në mbështetje të Ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, dhe të dispozitave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, të ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 88, datë 20.06.2025 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve”, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi njoftohet hapja e pozicionit të lirë të punës si vijon:

1. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: Ekspert 

Institucioni: Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve 

Sektori: Sektori i Dekorimeve dhe Ceremonialit

Raporton tek: Kancelari dhe zëvendëskancelari

2. DETYRAT KRYESORE 

• Përgatit aktet shkresore dhe dokumentacionin ligjor, shqyrton dhe adreson korrespondencat shkresore me institucionet publike ose persona të tretë;

• Jep këshilla ligjore për strukturat e brendshme dhe ndihmon në zgjidhjen e çështjeve ligjore;

• Harton aktet shkresore drejtuar autoritetit propozues për plotësimin e dokumentacionit në rastet kur propozimi nuk është i plotë dhe komunikon në formë shkresore lidhur me arsyet e refuzimit;

• Ndjek zhvillimet ligjore apo ndryshimet në legjislacion që ndikojnë institucionin dhe siguron që veprimet dhe dokumentet e institucionit të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi;

• Përfaqëson institucionin në gjykata ose para autoriteteve të tjera kur kërkohet;

• Përgatit aktet e brendshme të detyrueshme për realizimin e funksioneve të institucionit;

• Përgatit aktet shkresore dhe dokumentacionin e plotë për mbledhjet e Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve;

• Harton dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm për proceset e prokurimit dhe siguron që procedurat e prokurimit të kryhen sipas legjislacionit dhe rregulloreve të miratuara, duke mbajtur procesin transparent dhe të rregullt.

• Ndjek zbatimin e kontratave të prokurimit, duke siguruar përputhshmërinë me kushte dhe afate të përcaktuara dhe raportimin mbi çdo ndryshim të mundshëm.

• Harton dokumente administrative të nevojshme për proceset e brendshme, si raportet, vendimet dhe aktet administrative.

• Siguron që të gjitha aktivitetet dhe proceset administrative të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë Ligjin nr. 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore", ligjet e tjera përkatëse dhe aktet nënligjore.

• Është përgjegjës për mbikëqyrjen e proceseve administrative, duke përfshirë menaxhimin e dokumenteve, shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave, mbikëqyrjen e marrëdhënieve me palët e tjera dhe sigurinë që procedurat administrative të realizohen me transparencë dhe në përputhje me ligjin.

• Kryen çdo detyrë shtesë që lidhet me funksionimin e Kolegjit, në përputhje me udhëzimet e Kryetarit dhe ligjin në fuqi.

3. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë: 

a. Të kenë shtetësinë shqiptare; 

b. Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar; 

c. Të gëzojnë integritet moral dhe profesional; 

d. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;

 e. Të jenë të aftë për punë; 

f. Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë; 

g. Të mos u jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë; 

h. Të mos jenë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi të rëndë sipas Kodit të Punës; 

i. Të mos kenë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejnë.

4. KËRKESAT E VEÇANTA

Arsimi: Të zotërojë diplomë Master Shkencor ose Master Profesional në Shkenca Juridike.

Përvoja: Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune në profesion.

Të tjera: 

• Të zotërojë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative;

• Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, preferohen edhe gjuhë të tjera të BE, shoqëruar me dëshmitë përkatëse.

• Të ketë aftësi analitike dhe krijuese për zgjidhjen e situatave komplekse.

• Aftësi vet-motivuese për të punuar i pavaruar brenda afateve kohore të ngushta në një mjedis pune intensiv, me qëllim përgatitjen e dokumenteve administrative.

5. FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI:

- Kushtetuta e Republikës së Shqiperise; 

- Kodi i Punës 

- Kodi i Procedurave Administrative 

- Ligji nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”

- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike; 

- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar; 

- Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” 

- Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar; 

- Ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar; 

6. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

- Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën brenda afateve të përcaktuara pranë zyrës së protokollit të Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve dhe kërkesa shoqërohet me:

a. Jetëshkrim i aplikantit; 

b. Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; 

c. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 

d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 

e. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 

f. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/Dëshmi Penaliteti; 

g. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e protokollit të Kancelarisë me adresë: Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1, Godina e Kryeministrisë, Tiranë. Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën për aplikim dhe dokumentacionin si më sipër brenda dates 1.10.2025.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________

(1) EKSPERT, SEKTORI I DEKORIMEVE DHE CEREMONIALIT, KLASA III-1

Në mbështetje të Ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, dhe të dispozitave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, të ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 88, datë 20.06.2025 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve”, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi njoftohet hapja e pozicionit të lirë të punës si vijon:

1. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: Ekspert 

Institucioni: Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve 

Sektori: Sektori i Dekorimeve dhe Ceremonialit

Raporton tek: Kancelari dhe zëvendëskancelari

2. DETYRAT KRYESORE 

• Mbikëqyr procesin e konceptimit, prodhimit dhe përputhshmërisë së dekoratave me specifikimet përkatëse të caktuara nga Këshilli i Ministrave.

• Siguron që dekoratat e prodhuara të plotësojnë standardet dhe cilësinë e kërkuar, si dhe që ato të jenë të përputhshme me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

• Mbikëqyr përgatitjen e certifikatave dhe letrave njoftuese për dorëzimin e dekoratave, me specifikimet përkatëse, të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

• Përgatit certifikatat dhe letrat njoftuese për dorëzimin e dekoratave, duke siguruar që ato të jenë të sakta, të plota dhe në përputhje me specifikimet e vendimit të Këshillit të Ministrave.

• Koordinon punën për të siguruar që ceremonitë të zhvillohen në përputhje me protokollin dhe standardet e përcaktuara. 

• Kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë dhe kujtesës materiale të dekoratave dhe mbajtësve te tyre.

• Është i angazhuar në organizimin e procesit të dorëzimit të dekoratave për personat që i janë dhënë, si dhe në përgatitjen e dokumenteve dhe materialeve të shoqëruara për këtë ngjarje.

• Përgatit raporte që dokumentojnë aspekte të cilat kanë të bëjnë me dorëzimin e dekoratës.

3. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë: 

a. Të kenë shtetësinë shqiptare; 

b. Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar; 

c. Të gëzojnë integritet moral dhe profesional; 

d. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;

 e. Të jenë të aftë për punë; 

f. Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë; 

g. Të mos u jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë; 

h. Të mos jenë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi të rëndë sipas Kodit të Punës; 

i. Të mos kenë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejnë.

4. KËRKESAT E VEÇANTA

Arsimi: Të zotërojë diplomë universitare, master shkencor, të lëshuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë. Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.

Përvoja: Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune ne fushën e trashëgimisë kulturore.

Të tjera:

• Të zotërojë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative.

• Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, preferohen edhe gjuhë të tjera të BE, shoqëruar me dëshmitë përkatëse.

• Të ketë aftësi analitike dhe krijuese për zgjidhjen e situatave komplekse.

• Aftësi vet-motivuese për të punuar i pavaruar brenda afateve kohore të ngushta në një mjedis pune intensiv, me qëllim përgatitjen e dokumenteve ligjore.

• Të ketë aktivitet profesional me histori të provuar suksesi.

5. FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI:

- Kushtetuta e Republikës së Shqiperise; 

- Kodi i Punës 

- Kodi i Procedurave Administrative 

- Ligji nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”

- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike; 

- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar; 

- Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” 

- Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar; 

- Ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar; 

6. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

- Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën brenda afateve të përcaktuara pranë zyrës së protokollit të Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve dhe kërkesa shoqërohet me:

a. Jetëshkrim i aplikantit; 

b. Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; 

c. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 

d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 

e. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 

f. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/Dëshmi Penaliteti; 

g. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e protokollit të Kancelarisë me adresë: Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë. Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën për aplikim, dokumentacionin si më sipër dhe dokumentacionin vërtetues brenda dates 1.10.2025.

 

 ________________________________________________________________________________________________________________________________________________

(1) SPECIALIST, SEKTORI I FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, KLASA IV-2

Në mbështetje të Ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, dhe të dispozitave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, të ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 88, datë 20.06.2025 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve” si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi njoftohet hapja e pozicionit të lirë të punës si vijon:

1. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: Specialist 

Institucioni: Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve 

Sektori: Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Raporton tek: Kancelari dhe zëvendëskancelari

2. DETYRAT KRYESORE 

• Përgatitja dhe publikimi i shpalljeve për pozicionet vakante, si dhe ndjekje e procesit të rekrutimit dhe seleksionimit të kandidatëve.

• Sigurimi që procedurat e rekrutimit dhe lidhja e kontratave të punës të jenë në përputhje me ligjin dhe politikat e brendshme të institucionit. Përgatitja, hartimi dhe rishikimi i kontratave të punës për të gjithë punonjësit duke u siguruar që ato të jenë të përputhshme me ligjin dhe politikat e institucionit.

• Mbajtja dhe përditësimi i dosjeve personale të punonjësve, duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i plotë. Administrimi i të dhënave dhe dokumenteve të tjera të nevojshme për administratën dhe për burimet njerëzore.

• Mbikëqyrja e zbatimit të kushteve të kontratës së punës nga punonjësit dhe menaxhimi i procedurave të nevojshme për zgjidhjen e çështjeve që mund të lindin gjatë periudhës së punës.

• Mbështetje në krijimin dhe implementimin e sistemeve të vlerësimit të performancës për punonjësit, duke siguruar që ky proces të jetë objektiv, transparent dhe i përputhshëm me politikat e Burimeve Njerëzore dhe objektivat e institucionit.

• Mbajtja e regjistrave dhe arkivave për personat e dekoruar.

• Asiston dhe mban procesverbalet në mbledhjet e Kolegjit.

3. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë: 

a. Të kenë shtetësinë shqiptare; 

b. Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar; 

c. Të gëzojnë integritet moral dhe profesional; 

d. Të plotësojnë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;

 e. Të jenë të aftë për punë; 

f. Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë; 

g. Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë; 

h. Të mos jenë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi të rëndë sipas Kodit të Punës; 

i. Të mos kenë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejnë.

4. KËRKESAT E VEÇANTA

Arsimi: Të zotërojë diplomë Master Shkencor ose Master Profesional në Shkenca Sociale/ Shkenca Ekonomike/ Shkencat Juridike. 

Përvoja: Të ketë eksperiencë profesionale 3 vite pune në administratë dhe në fushën e burimeve njerëzore.

Të tjera :  Të detyrueshme,

• Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, preferohen edhe gjuhë të tjera të BE, shoqëruar me dëshmitë përkatëse.

• Të zotërojë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative dhe aftësi për të përpunuar tabela me të dhëna numerike.

• Të njohë mirë procedurat e rekrutimit dhe ketë aftësi analitike dhe krijuese për zgjidhjen e situatave komplekse.

• Aftësi vet-motivuese për të punuar i pavaruar brenda afateve kohore të ngushta në një mjedis pune intensiv, me qëllim përgatitjen e dokumenteve të rekrutimit.

• Aftësi shumë të mira për të relatuar me shkrim dhe me gojë në nivelet më të larta drejtuese.

• Të ketë cilësitë e nevojshme për të punuar në grup.

5. FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI:

- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; 

- Kodi i Punës 

- Kodi i Procedurave Administrative 

- Ligji nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”

- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike; 

- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar; 

- Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”; 

- Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar; 

- Ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar.

6. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

- Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën brenda afateve të përcaktuara pranë zyrës së protokollit të Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve dhe kërkesa shoqërohet me:

a. Jetëshkrim i aplikantit; 

b. Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; 

c. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 

d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 

e. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 

f. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/Dëshmi Penaliteti; 

g. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e protokollit të Kancelarisë me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1, Godina e Kryeministrisë, Tiranë. Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën për aplikim, dokumentacionin si më sipër dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme dhe të posaçme brenda datës: (1.10.2025 afati i fundit i aplikimit).