(1) EKSPERT, SEKTORI I DEKORIMEVE DHE CEREMONIALIT, KLASA II-1

Në mbështetje të Ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, dhe të dispozitave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, të ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 88, datë 20.06.2025 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve”, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi njoftohet hapja e pozicionit të lirë të punës si vijon:

1. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: Ekspert 

Institucioni: Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve 

Sektori: Sektori i Dekorimeve dhe Ceremonialit

Raporton tek: Kancelari dhe zëvendëskancelari

2. DETYRAT KRYESORE DHE PËRGJEGJËSITË 

• Mbikëqyr krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes në kanale të ndryshme komunikimi: dixhitale, të shtypura, media sociale dhe marrëdhënie me publikun.

• Analizon tendencat e opinionit publik dhe nevojat e audiencës për të përmirësuar strategjitë e komunikimit institucional.

• Rregullon fushatat dhe mesazhet për performancë optimale dhe ndikim të qëndrueshëm.

• Menaxhon buxhetet e komunikimit dhe burimet për realizimin e projekteve.

• Nxit marrëdhënie me median, partnerët dhe komunitetin për të forcuar imazhin institucional.

• Siguron konsistencë dhe koherencë të mesazheve dhe identitetit te institucionit në të gjitha platformat e komunikimit.

• Përgjigjet për zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive gjithëpërfshirëse të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun (PR).

• Është përgjegjës për krijimin e përmbajtjes së rëndësishme për kanale të ndryshme komunikimi.

• Bashkëpunon me institucionet e tjera shtetërore, akademike dhe kulturore, institucione diplomatike dhe ndër-funksionale për të siguruar mesazhe të qëndrueshme dhe të koordinuara.

• Analizon trendet në opinionin publik dhe sektorin përkatës për përshtatjen e strategjive të komunikimit.

3. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë: 

a. Të kenë shtetësinë shqiptare; 

b. Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar; 

c. Të gëzojnë integritet moral dhe profesional; 

d. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;

e. Të jenë të aftë për punë; 

f. Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë; 

g. Të mos u jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë; 

h. Të mos jenë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi të rëndë sipas Kodit të Punës; 

i. Të mos kenë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejnë.

4. KËRKESAT E VEÇANTA

Arsimi: Të zotërojë diplomë Master Shkencor në Shkencat Ekonomike/Sociale/Juridike.

Përvoja: Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune në profesion.

Të tjera: 

• Të zotërojë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative.

• Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, preferohen edhe gjuhë të tjera të BE, shoqëruar me dëshmitë përkatëse.

• Të ketë aftësi vet-motivuese për të punuar i pavaruar brenda afateve kohore të ngushta në një mjedis pune intensiv, me qëllim përgatitjen e dokumenteve administrative.

• Të ketë histori të provuar të arritjeve të larta në komunikimet institucionale.

• Të zotërojë aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal.

• Të ketë aftësi të demonstruar për të zhvilluar dhe ekzekutuar plane strategjike të komunikimit.

• Të jetë i aftë në marketing dixhital dhe krijimin e përmbajtjes.

• Të zotërojë aftësi të shkëlqyera për udhëheqje dhe menaxhim stafi.

• Të ketë aftësi të forta analitike me përvojë në mjetet e analitikës së komunikimit.

• Të ketë mentalitet krijues me aftësinë për të sjellë risi dhe zgjidhur problemet

5. FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI

- Kushtetuta e Republikës së Shqiperisë; 

- Kodi i Punës; 

- Kodi i Procedurave Administrative; 

- Ligji nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”;

- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike; 

- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar; 

- Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”; 

- Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar; 

- Ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar. 

6. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

- Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën brenda afateve të përcaktuara pranë zyrës së protokollit të Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve dhe kërkesa shoqërohet me:

a. Jetëshkrim i aplikantit; 

b. Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; 

c. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 

d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 

e. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 

f. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/Dëshmi Penaliteti; 

g. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e protokollit të Kancelarisë me adresë: Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1, Godina e Kryeministrisë, Tiranë. Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën për aplikim dhe dokumentacionin si më sipër brenda dates 17.10.2025.