Administrata shtetërore është e angazhuar të nxisë, promovojë dhe garantojë krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe të shëndetshëm pune duke parandaluar, reduktuar dhe eliminuar çdo formë të dhunës, ngacmimit, ngacmimit seksual dhe abuzimit me autoritetin në mjedisin e punës, si dhe të zbatojë një politikë dhe procedurë të tolerancës zero ndaj këtyre fenomeneve duke i quajtur këto veprime e sjellje të papranueshme dhe të patolerueshme gjatë ushtrimit të detyrës jo vetëm brenda institucionit, por edhe në marrëdhëniet me publikun.