MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIIMIT NDËRMJET KOMUNITETEVE EUROPIANE E SHTETEVE TË TYRE ANËTARE DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

MSA hyri në fuqi me 1 prill 2009, pas ratifikimit të saj nga 25 vendet anëtare të BE-së, të cilat ishin pjesë e BE-së në momentin e nënshkrimit te MSA-se, si dhe miratimin e saj nga Parlamenti shqiptar. Procesi i ratifikimit u krye në më pak se 3 vjet dhe u finalizua me ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti Grek ne 15 Janar 2009, duke i hapur kështu rrugën Shqipërisë drejt aplikimit ne BE per marrjen e statusit te vendit kandidat; 

Ndërkohë në pritje të përfundimit të procesit te ratifikimit te MSA-së, me procedura të përshpejtuara hyri në fuqi me 1 dhjetori 2006, Marrëveshja e Përkohshme, e cila lidhet vetëm me provizionet tregtare.

Lidhur me historikun mbi MSA, deri në momentin e hyrjes së saj në fuqi, nënvizojmë këto momente:

· 12 qershor 2006 , në Luksemburg, u nënshkrua teksti i plotë i marrëveshjes për 135 nenet, 5 anekset dhe 6 protokollet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe i Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar. Kuadri i përgjithshëm i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit përbëhet nga katër shtylla:dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, dispozitat tregtare lidhur me liberalizimin progresiv të këmbimeve deri në vendosjen e një zone tregtie të lirë midis palëve, liritë komunitare, dhe së fundi bashkëpunimi në fushat prioritare sidomos në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.

· Procesi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ka filluar në janar 2003 dhe është përmbyllur në dhjetor 2005.

Lidhur me monitorimin për zbatimin e MSA-së , organizohen raportime periodike nëpërmjet takimeve të përbashkëta Shqipëri – BE, sipas 7 nënkomiteteve.