Në kontekstin e përgjithshëm të përpjekjeve të Shqipërisë drejt reformimit të shtetit, edhe në vitin 2017 vazhdoi intensifikimi i procesit të reformimit në të gjitha fushat në shoqërinë shqiptare, me një theks të veçantë në reformën e gjyqësorit dhe të administratës publike.

Masat e reformës në administratën publike janë të përcaktuara edhe nën kontekstin e përgjithshëm strategjik në Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 dhe në Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.