projektieu

Shqipëria aktualisht është në një moment shumë të rëndësishëm, pasi Komisioni mori vendimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Procesi i negociatave pritet të jetë shumë sfidues dhe kërkon një administratë publike të kualifikuar, e aftë për të negociuar me sukses procesin e aderimit si dhe e pajisur me njohuritë e nevojshme teknike. Për të forcuar kapacitetet administrative të nëpunësve civilë është ngritur institucioni qendror i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), qëllimi i të cilës është formimi profesional i nëpunësve publike.

Në 23 dhe 24 nëntor 2016, në ambientet e rinovuara të ASPA-s do të organizohet një aktivitet i cili do t’i japë zë rëndësisë që ka trajnimi në zhvillimin e karrierës, sidomos tek personeli i Administratës Publike.  

Në fokus të kësaj konference do të jenë dy objektiva shumë të rëndësishme. Objektivi i parë lidhet me rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit mbi rolin e ASPA-s dhe trajnimet që ajo ofron për nëpunësit civilë dhe qytetarët. Në të njëjtën kohë kjo konference do të shërbeje si një platforme për krijimin e një rrjetit Evropian për ASPA-n i cili do të ofrojnë shkëmbim të vazhduar të programeve, metodave dhe materialeve të trajnimit. Gjatë konferencës do të nënvizohen zhvillimet më të fundit për modernizimin e shërbimit civil si dhe rëndësia e partneritetit ndërkombëtar për ofrimin e një trajnimi cilësor.


Sfondi i aktivitetit:
Konferenca është konceptuar të organizohet në dy ditë. Aktiviteti i ditës së parë do të jetë i organizuar në një seancë plenare, ku të ftuar do të jenë figura të shquara politike të vendit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe përfaqësues shkollave dhe instituteve të trajnimit të administratës publike nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Dita e dytë e konferencës do të jetë e organizuar në tavolinë të rrumbullakët, ku tema të ndryshme do të shtrohen për diskutim.

Ftesa:
Konferenca do të organizohet në datat 23-24 nëntor 2016, në orën 10:00-14:00,  në mjediset e rinovuara të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

Rreth projektit
Projekti “Mbështetje për Reformën e Shërbimit Civil në Shqipëri”, projekti i financuar nga BE, filloi aktivitetin në maj 2015. Projekti po zbatohet nga qeveria franceze dhe italiane. Synimi i projektit është mbështetja e qeverisë shqiptare në procesin e forcimit të qeverisjes dhe efiçencës në sektorin publik. Një objektiv i rëndësishëm i projektit, është mbështetja e ASPA-s, një institucion shumë i rëndësishëm për trajnimin profesional fillestar dhe të vazhduar të nëpunësve civilë shqiptarë.