Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) është një organizatë ndërkombëtare e krijuar si një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor për të forcuar bashkëpunimin rajonal në reformat e administratës publike dhe Integrimin Evropian të anëtarëve të saj, ndër të cilët dhe Shqipëria.  

Për të shqyrtuar vendimet e saj të brendshme të lidhura me rekrutimet dhe rregulloren e stafit, Bordi Drejtues i ReSPA ka krijuar organin e pavaruar Bordi i Apelimit (Appeal Board) i cili do të përbëhet nga një përfaqësues i çdo vendi anëtar të ReSPA. 

ReSPA fton të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për të qenë pjesë e Bordit të Apelimit (Appeal Board), duke dërguar CV-në e tyre me referenca si dhe dokumentet shoqëruese të skanuara në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Data e fundit e aplikimit është 7 Shkurt 2020.

Për më shumë informacion lidhur me shpalljen dhe kriteret e kualifikimit klikoni në linkun e mëposhtëm: 

https://respaweb.eu/0/tenders/153/call-for-expression-of-interest-for-appeal-board