SHPALLJE PER VENDE VAKANTE:
KOORDINATOR (2) ,NË AGJENCINË PËR DIALOG DHE BASHKËQEVERISJE
Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
KOORDINATOR (2), DREJTORIA E BASHKËQEVERISJES
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Proçeson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas ministrisë ku është i/e atashuar).
2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do
4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;
5. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore;
6. Kontribuon, bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes;
7. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.
8. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike (me master shkencor);
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë eksperiencë pune, minimalisht 5 vite;
- Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( II-b )
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:
– Letër interesi për pozicionin;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Dy letra rekomandimi;
– Numër kontakti dhe adresë e-maili.
* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda datës 07 tetor 2019, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).