IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Për të shkarkuar jetëshkrimin standard ne formë elektronike klikoni  Këtu

 

Udhëzime për plotësimin e modelit te uniformizuar te CV-së

 

 

Para se të filloni: Pesë parimet bazë për një CV të mirë

 

1.     Përqendrohuni në gjërat thelbësore

 

• Punëdhënësit në përgjithësi shpenzojnë më pak se një minutë duke lexuar një CV përpara se të vendosin që ta refuzojnë atë, ose ta përzgjedhin për një shqyrtim të detajuar. Nëse ju nuk do të keni ndikimin e duhur, keni humbur mundësinë tuaj.

• N.q.s aplikoni për një vend pune, sigurohuni gjithmonë që ju (të dhënat tuaja) të përputheni tërësisht  me procesin e aplikimit. Njoftimi për vendin e punës mund të specifikojë: se si të aplikoni (CV, formularin e aplikimit, aplikim online), kohëzgjatjen dhe/ose formatin e CV-së, nëse nje letër motivimi është e nevojshme, etj

• Është mirë që të paraqisni CV-në sa më shkurt: dy faqe A4 janë zakonisht më shumë se të mjaftueshme, pavarësisht nga arsimi apo përvoja juaj. Mos i kaloni 3 faqet. Nëse ju jeni të diplomuar, mund te përfshini rezultatet e shkollës së mesme vetëm nëse është e lidhur me punën në fjalë.

• A është përvoja juaj e punës e kufizuar? Përshkruani fillimisht arsimin dhe trajnimet tuaja; theksoni punët vullnetare ose stazhet e punës.

 

2.     Jini të qartë e konciz

 

• Përdorni fjali të shkurtra. Shmangni klishetë. Përqendrohuni në aspektet përkatëse të trajnimeve dhe përvojës së punës.

• Jepni shembuj të veçantë. Përcaktoni numrin e arritjeve tuaja.

• Përditësoni CV tuaj me përvoja të reja. Mos hezitoni të hiqni informacione të vjetra n.q.s nuk kanë ndonjë vlerë të shtuar për vendin e punës për të cilin po aplikoni.

 

3.     Gjithmonë përshtateni CV tuaj që t’i përputhet vendit të punës për të cilin Ju po aplikoni

 

• Theksoni cilësitë tuaja në përputhje me nevojat e punëdhënësit dhe përqendrohuni në aftësitë që përputhen me pozicionin e punës.

• Mos përfshini përvoja pune apo trajnime që nuk janë të rëndësishme për vendin e punës për të cilin po aplikoni.

• Shpjegoni boshllëqe të mundshme gjatë studimeve ose karrierës suaj duke dhënë shembuj të ndonjë aftësie të transferueshme që ju mund të keni mësuar gjatë kësaj periudhe “pushimi”.

• Para se të dërgoni CV tuaj tek punëdhënësi, kontrolloni sërish n.q.s korrespondon me profilin e kërkuar.

• Mos e zbukuroni artificialisht CV-në tuaj; n.q.s e bëni, mund të ndodhë që të zbuloheni gjatë intervistës.

 

4.     Kushtojini vëmendje prezantimit të CV-së suaj

 

• Paraqisni aftësitë dhe kompetencat tuaja në mënyrë të qartë dhe logjike, në mënyrë që cilësitë tuaja të dalin në pah.

• Vendosni informacionet më të rëndësishme në fillim.

• Kushtojini vëmendje ortografisë dhe shenjave të pikësimit.

• Printojeni CV-në tuaj në letër të bardhë (përveç rasteve kur ju kërkohet që ta dërgoni atë në mënyrë elektronike).

• Përmbajuni llojit të shkrimit dhe formatit së faqes që ju është sugjeruar

 

5.     Kontrolloni CV-në tuaj pasi ta keni plotësuar

 

• Korrigjoni gabimet ortografike dhe sigurohuni që paraqitja të jetë e qartë dhe logjike.

• Kërkojini dikujt tjetër që të lexojë CV-në tuaj në mënyrë që ju të jeni të sigurt se përmbajtja është e qartë dhe e lehtë për t'u kuptuar.

• Mos harroni të shkruani një letër motivimi.