Hero Background

Mbahet ceremonia e Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës,  certifikohen 600 të rinj

Drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Vilma Guri, bashkë me Kryeministrin z. Edi Rama, Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja dhe kolegë të administratës...

Hero Image

DAP dhe KMSHC forcojnë bashkëpunimin për profesionalizmin e administratës publike

Drejtori i Departamentit të Administratës Publike znj. Vilma Guri zhvilloi një takim pune me Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), me fokus forcimin e...

Hero Image

Miratohet Plani Vjetor i Pranimit, 1056 vende vakante përgjatë 2026

Departamenti i Administratës Publike do të shpallë përgjatë vitit 2026, 1056 vende vakante në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil, të ndara në kategoritë si më poshtë:

Hero Image

Vilma Guri emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës Publike

Në muajin dhjetor, znj. Vilma Guri u emërua në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike (DAP). Znj. Guri sjell në këtë funksion mbi 20 vite përvojë profesionale në qeverisjen...

Hero Image

Forcimi i kapaciteteve institucionale, ReSPA përmbyll me sukses sesionet e përbashkëta të Bordit Drejtues dhe Komitetit të Buxhetit

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) zhvilloi në Lisbonë mbledhjen e përbashkët të Bordit Drejtues dhe Komitetit të Buxhetit, për forcimin e qeverisjes strategjike, mbikëqyrjen...

Hero Image

Në fokus

Prioritetet dhe drejtimet kryesore të veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike

Lajme

Të rejat më të fundit nga Departamenti i Administratës Publike, nisma, trajnime, reforma dhe evente që ndikojnë në transformimin e shërbimit civil.

Lexo më shumë

Buletini Mujor

Publikime periodike me përmbledhjen e aktiviteteve, projekteve dhe reformave më të rëndësishme të DAP. Buletini Mujor është dritarja e hapur për të ndjekur nga afër zhvillimet në administratën publike dhe rezultatet e punës sonë.

Lexo më shumë

Integrimi në BE

Informacion dhe dokumentacion i plotë mbi angazhimin e DAP mbi projektet, dokumentet dhe reformat që afrojnë administratën shqiptare me standardet e BE-së, për një administratë moderne dhe europiane në shërbim të qytetarit.

Lexo më shumë

Programi i Transparencës

Dokumente, vendime dhe informacione të hapura që pasqyrojnë aktivitetin e DAP dhe garantojnë të drejtën tuaj për informim. Një administratë më transparente është një administratë më e besueshme.

Lexo më shumë
Shërbimi Civil

Bëhu Pjesë e Ekipit të Administratës Publike!

Zhvilloni karrierën tuaj në një administratë që vlerëson profesionalizmin dhe meritokracinë.

  • Krijoni llogarinë tuaj në portalin e rekrutimit
  • Identifikoni pozicionin që përputhet me fushën tuaj profesionale
  • Kryeni aplikimin online
Shiko më shumë
Identifikohu1 Dap Right1

Pyetjet më të shpeshta mbi proçesin e rekrutimit!

Ky seksion ju ndihmon me përgjigje të qarta për pyetjet më të shpeshta gjatë procesit të rekrutimit dhe aplikimit në shërbimin civil. Ju rekomandojmë ta konsultoni këtë rubrikë për t’ju orientuar më shpejt dhe më lehtë gjatë aplikimit tuaj.

Dëshiroj të punoj në administratë. Mund të më orientoni se si të përfshihem në procedurat e DAP?

Për t’u bërë pjesë e shërbimit civil dhe e procedurave të konkurrimit që zhvillohen nga DAP, duhet fillimisht të krijohet profili në sistemin online të rekrutimit, e më pas të plotësohet dosja elektronike, në të cilën duhet të pasqyrohen të dhënat mbi gjeneralitetet, edukimin, punësimin (referuar librezës së punës) dhe çdo dokument i kërkuar në shpallje. Pasi plotësohet profili me të dhënat kryesore sipas rubrikave, si dhe dosja elektronike, mund të vijohet me aplikimet në pozicionet e shpallura dhe për vendet ku plotësohen kërkesën e posaçme dhe të përgjithshme. 

“Gabim në identifikim”! Pse nuk mund të aksesoj llogarinë time menjëherë pas krijimit të saj?

Pas krijimit të llogarisë, në adresën tuaj të email-it dërgohet një mesazh konfirmimi nga DAP. Për të aktivizuar llogarinë, është e nevojshme të klikoni linkun e aktivizimit të përfshirë në këtë email. Në rast se email-i nuk shfaqet në inbox, ju duhet të kontrolloni edhe rubrikë spam/junk. Vetëm pas aktivizimit, llogaria juaj do të jetë e aksesueshme. 

Pse gjatë ngarkimit të dokumenteve në profilin tuaj shfaqet mesazhi “Ndodhi një gabim gjatë ruajtjes së dokumenteve”?

Mesazhi “Ndodhi një gabim gjatë ruajtjes së dokumenteve” shfaqet kur dokumentet e ngarkuara nuk përmbushin kriteret teknike të sistemit. Për të shmangur gabimet, sigurohuni që:
•    dokumentet të jenë të skanuara dhe në format PDF;
•    madhësia e secilit dokument të mos jetë më e madhe se 1.5 MB;
•    emërtimi i dokumentit dhe fushave të rubrikës të mos përmbajë karaktere të veçanta apo numra (p.sh. ë, ç, “ ”, < >, !, etj.).
Nëse dokumenti tejkalon madhësinë e lejuar, mund ta zvogëloni atë përmes mjeteve online për kompresim PDF dhe më pas ta ngarkoni sërish.
Gjithashtu, ju duhet të plotësoni të gjitha rubrikat hap pas hapi dhe të ruani të dhënat pas çdo ngarkimi të suksesshëm në profilin tuaj.

Si informohem për njoftimet dhe komunikimet nga DAP lidhur me procedurat ku kam aplikuar?

Për të marrë informacion mbi njoftimet dhe komunikimet nga DAP lidhur me procedurat ku keni aplikuar, ju duhet të hyni në profilin tuaj dhe të aksesoni rubrikën “Mesazhet e mia”, ku do të gjeni të gjitha njoftimet e dërguara nga DAP.

Si të shkruaj një CV për një pozicion pune në DAP?

CV-ja juaj duhet të nxjerrë në pah arsimimin, përvojën tuaj të punës, aftësitë dhe çdo arritje përkatëse duke theksuar pse jeni të interesuar për pozicionin dhe se si kualifikimet tuaja ju bëjnë një kandidat të përshtatshëm. Ju mund të gjeni një model standard për jetëshkrimin në këtë link.

Na kontaktoni

Të dhënat e kontaktit dhe pozicioni gjeografik në hartë

Kontakt

Mënyrat e komunikimit dhe vendndodhja zyrtare e Departamentit të Administratës Publike

Vendndodhja jonë:

Bulevardi "Zogu i I", Nr. 15 Tiranë

Telefon:

+355 4 2235937

Email:

info@dap.gov.al