Departamenti i Administratës Publike do të shpallë përgjatë vitit 2022, 850 vende vakante të ndara në 4 kategori:

 

Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues (3)

Për kategorinë e mesme drejtuese (53)

Për kategorinë e ulët drejtuese (190)

Për kategorinë ekzekutive (604)

 

Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave (këtu) për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetëtore, pjesë e shërbimit civil, renditen dhe fushat përkatëse për të cilat administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti:

Shkenca juridike, ekonomike, shoqërore, sociale, mjekësore, biologjike dhe të ngjashme me to, mjedisore ose të tjera të përshtatshme, inxhinierike, ekzakte, edukimi, Audit i brendshëm, Histori-filologji, Veterinari, Agronomi, Kimi, Arkitekturë, Arkeologji dhe restaurime, Artet e bukura, Gjeodezi, Mësuesi, Arsim i lartë ushtarak/policor, Arsim i lartë.

 

Mos harroni se, për të aplikuar në shpalljet që publikon DAP në faqen e tij zyrtare, www.dap.gov.al, kandidatët duhet të krijojnë profilin e tyre online me dokumentet e nevojshme e me pas të aplikojnë në shpallje për të cilat kanë interes dhe që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme!