DAP finalizoi raportin vjetor të monitorimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike (SNRAP) për vitin 2019.
Gjetjet e raportit janë inkurajuese, 85% e të gjitha nën- aktiviteteve janë në zbatim. Raporti i vitit 2019 u shoqërua me një format të ri më tërheqës për prezantimin e të dhënave që nxjerrin në pah progresin e arritur për secilin objektiv.
Arritjet e SNRAP shërbejnë si bazë për vlerësimin e Kontratës Sektoriale të Reformës së Administratës Publike.
Departamenti i Administratës Publike është institucioni që monitoron zbatimin e ecurisë së Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike (SNRAP).
Për më shumë informacione mbi raportin informohu në www.dap.gov.al.