IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datat 8 - 9 nëntor në Beograd, u zhvillua konferenca rajonale “Qytetarët në radhë të parë”, ku u ndanë gjetjet paraprake të ciklit të tretë të monitorimit të Reformës së Administratës Publike për vitet 2021 – 2022, në kuadër të projektit WeBER 2.0.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin ekspertë, përfaqësues të administratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nismave rajonale dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fusha të ndryshme të reformës së administratës publike në rajon.

Përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike, gjatë fjalës së tyre në panelin dedikuar burimeve njerëzore shprehën mirënjohjen për punën e deritanishme të organizatave të shoqërisë civile, të cilat me monitorimin që i bëjnë reformës në administratën publike përcjellin një tjetër këndvështrim të zbatimit të reformës, atë të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë.

Ekipi i WeBER prezantoi rezultatet paraprake të raportit të Monitorimit të Reformës së Administratës Publike për vitin 2021/2022, ku bashkë me pjesëmarrësit u diskutua progresi i deritanishëm, rëndësia e modernizimit, digjitalizimit dhe sfidat e reformës së administratës publike si një faktor kyç për të qenë më pranë qytetarit dhe njëkohësisht faktor i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Evropian.

Konferenca me fokus qytetarët dhe shoqëritë civile si partnerë dhe kontribues në hartimin dhe monitorimin e reformës së administratës publike (PAR) në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e integrimit të rajonit në BE, u organizua nga Qendra e Politikave Evropiane – CEP, në Beograd.