IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datat 4 – 7 korrik, Shkolla Rajonale e Administratës Publike organizoi në Firence të Italisë “Shkollën Verore për Integrimin Evropian”.

Në shkollën verore morën pjesë 25 nëpunës civilë të administratave publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët patën mundësi të ndiqnin një program të mirëfilltë dedikuar agjendës së integrimit evropian.

ReSPA në bashkëpunim me Shkollën Evropiane të Qeverisjes Transnacionale italiane, ofroi një kurrikul të pasur, ku pjesëmarrësit ndanë së bashku përvojën, njohuritë praktike, aftësitë e komunikimit në fushën e negociatave, institucioneve të BE-së dhe vendimmarrjes, politikës së jashtme dhe diplomacisë së BE-së, metodologjinë e re të zgjerimit etj.

Në fund të programit, pjesëmarrësve iu dorëzua certifikata e përbashkët ReSPA – EUI Ekzekutive.