IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në 21 shtator, projekti “Young Cells Albania” zhvilloi ceremoninë e 25 kandidatëve fitues që u përzgjodhën pas dy fazave shumë të rëndësishme si: testimi me shkrim dhe intervista me gojë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadës Franceze, CFCU (Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të tjerë), SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), profesorë/ekspertë nga Universiteti i Bolonjës dhe Kehl, si dhe përfaqësues nga institucionet e pavarura dhe pushtetit vendor.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e këtij programi, si një mundësi unike për zhvillim profesional si dhe për frymën e re që do të sjellin 25 nëpunësit civilë të nivelit të ulët drejtues dhe ekzekutiv.

Përmes këtij programi do të zhvillohen gjithashtu mekanizmat për të mbështetur zhvillimin në karrierë të nëpunësve të rinj të shërbimit civil.

Ekspertët dhe partnerët e përfshirë në këtë projekt u shprehën se, programi është ndërtuar i tillë ku adresohen prioritetet e kryesore të qeverisë si:

- Përgatitja për anëtarësimin në BE

- Progresi në reformën e administratës publike

- Koordinimi i politikave dhe procesi i vendimmarrjes

- Procesi i përafrimit ligjor

- Zbatimi i parimeve kryesore të administratës publike

25 fituesit e përzgjedhur shprehën falenderimet e tyre për mundësinë e jashtëzakonshme për të përjetuar një nga eksperiencat më unike që ofron administrata publike.