IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në 14 dhjetor, Departamenti i Administratës Publike mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të certifikimit të praktikantëve të thirrjes së tetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, organizuar nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, drejtori i DAP, znj. Enkela Dudushi tha se, të rinjtë janë promotorët më të mirë të imazhit të administratës publike dhe falë thirrjeve të mëparshme të këtij programi, shumë praktikantë janë sot nëpunës civilë në pozicione pune në nivele të ndryshme.

“Administrata Publike ka kaluar një sërë reformash dhe falë arritjeve vendi ynë ka hyrë në rrugëtimin e rëndësishëm të integrimit evropian. Ne synojmë të bëhemi një administratë sipas standardeve evropiane, sa më atraktive, me paga konkurruese, mundësi të barabarta punësimi, zhvillim profesional dhe rritje në karrierë”, u shpreh znj. Dudushi.

Në thirrjen e VIII të Programit të Praktikave të Punës u pajisën me certifikatë 314 praktikantë.

Praktika 3 mujore në institucionet e administratës shtetërore, në shoqëri tregtare dhe organizata jo-fitimprurëse, njihet nga DAP si përvojë pune.