IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

 

 

15 Maj 2017

Trajnim për anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Pranimit
-procedurat e rekrutimit-

Për të përmirësuar më tej procesin e rekrutimit për vendet e lira të shërbimit civil në administratën shtetërore, Departamenti I Administratës Publike me mbështetjen e Projektit të Binjakëzimit IPA “Mbështetje për Reformën e Shërbimit Civil në Shqipëri” organizoi një trajnim 2 ditor, të drejtuar nga ekspertë ndërkombëtarë, në datat 9 dhe 10 Maj,. Trajnimi u fokusua veçanërisht tek faza e intervistës me gojë duke u bazuar tek kompetencat e kandidatëve si dhe mënyra e saktë e vlerësimit objektiv të përgjigjeve bazuar mbi eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Vëmendje iu kushtua edhe vlerësimit të aftësive të kandidatëve (soft skills) duke prezantuar edhe tipologjinë më të mirë të këtyre pyetjeve. Në këtë trajnim morën pjesë 38 nëpunës civilë të nivelit drejtues në cilësinë e përfaqësuesve të institucioneve në procedurat e konkurrimit të organizuara nga Departamenti i Administratës Publike.

Si u bë Edmondi pjesë e shërbimit civil?

Shiko Video

A ke dëgjuar ndonjëherë për sistemin e rekrutimit në shërbimin civil?

Shiko Video

Si u bë Gentiana pjesë e shërbimit civil?

Shiko Video

Takim me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore-Tetovë

Në datën 11 Maj, Departamenti zhvilloi një takim të përbashkët me Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike të Universitetit të Evropës Juglindore-Tetovë, për të shkëmbyer eksperiencat mes praktikave më të mira të menaxhimit të administratës publike dhe shërbimit civil në Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë takimit patëm mundësi të flisnim me studentët lidhur me reformën e administratës publike , risitë në implementimin e ligjit të ri për shërbimin civil, procesin e rekrutimit në shërbimin civil, dhe sfidat që kemi hasur përgjatë këtij rrugëtimi jo të thjeshtë.


www.dap.gov.al
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

       

©2017 Departamenti i Administratës Publike. Të gjitha të drejtat e rezervuara.