IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Të nderuar përdorues të faqes,

Mirë se vini në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike (DAP). 

Prej vitesh, fokusi ynë ka qenë dhe mbetet përzgjedhja e nëpunësve më të mirë, bazuar në integritet moral dhe paanësi politike. Ky është një angazhim i përditshëm për ne, në institucionin tonë, dhe një sfidë që e përballojmë me shumë përkushtim.

Për të ndërtuar një administratë publike me nëpunës profesionistë, të cilët ofrojnë shërbime cilësore dhe në kohë për qytetarët, kemi përqafuar zhvillimet teknologjike më të fundit. Në përputhje edhe me angazhimet e Shqipërisë në këtë drejtim, DAP ka përshtatur një qasje inovatore, duke zbatuar sisteme moderne për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Me nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Reforma në Administratën Publike është përcaktuar si një element thelbësor në përmbushjen e kritereve politike. Ky proces i rëndësishëm kërkon një angazhim të përbashkët institucional, për të përmbushur me sukses detyrimet dhe për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian.

Reformat funksionale dhe strukturore, implementimi i shërbimeve inovative, përmirësimi i sistemeve të pagave dhe zhvillimit të karrierës për nëpunësit publikë, janë prioritetet tona kryesore. Këto përpjekje të publikuara vazhdimisht në faqen tonë zyrtare, do të përditësohen me informacionet më të fundit në lidhje me:

• Aktivitetet kryesore të institucionit

• Mundësitë e reja të punës për nëpunësit dhe qytetarët

• Raportet vjetore

• Dokumentet strategjike

• Projektet e ndryshme

• Vendimet dhe risitë në administratën publike

Bashkëpunimi, mbështetja dhe sugjerimet tuaja janë thelbësore për suksesin tonë. Ato përbëjnë një vlerë të shtuar dhe një motiv të fortë për të përmirësuar më tej shërbimet që ofrojmë.

Faleminderit!

_______________________________________________

Znj. Enkela Dudushi mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike (DAP) që prej vitit 2023. Ajo ka një karrierë të spikatur dhe me përvojë të gjatë në menaxhimin dhe zhvillimin e administratës shtetërore.

Formimi akademik dhe karriera

Znj. Dudushi është diplomuar në degën “Administrim Biznes” pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1993. Karriera e saj 25- vjeçare në administratën publike ka filluar nga pozicioni i specialistit, për të arritur deri në pozicione drejtuese.

Prej vitit 2008 deri në nëntor 2023, ka mbajtur rolin e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit të Administratës Publike në Departamentin e Administratës Publike. Gjatë kësaj periudhe, znj. Dudushi ka drejtuar gjithashtu si Drejtore e Deleguar, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale.

Ekspertiza dhe angazhimet

Fusha e ekspertizës së znj. Dudushi përfshin:

• Menaxhimin e burimeve njerëzore (trajnere e certifikuar)

• Politikat e pagave dhe menaxhimin e sistemeve të pagave

• Rritjen e kapaciteteve institucionale

Ajo ka qenë pjesë e disa grupeve të punës dhe trupave profesionale, si në qeverinë shqiptare ashtu edhe me organizata ndërkombëtare si IMF (International Monetary Fund) dhe ILO (International Labour Organization).