Projekti i Binjakezimit IPA 2012 po jep mbështetjen e tij qysh prej vitit 2015 në zbatimin e reformës në shërbimin civil. Projekti parashikon një nismë informuese lidhur me arritjet e deritanishme dhe në Korrik te vitit 2017, do të zhvillohet edhe konferenca përmbyllese e këtij projekti me pjesëmarrjen e të gjithë institucioneve të përfshira në fushën e veprimit të këtij projekti.
Nr. |
Aktiviteti i planifikuar |
Periudha |
|
Nismë për informimin e studentëve lidhur me mundësitë e tyre profesionale në shërbimin civil pas diplomimit |
Fakulteti i Ekonomikut, Tiranë: 16 maj 2017 Fakulteti i Shkencave Sociale, Tirane: 17 maj 2017 Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës: 18 maj 2017 Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë: 22 maj 2017 Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër: 23 maj 2017 Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë: 24 maj 2017 Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan: 25 maj 2017
|
|
Pilotimi i modulit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtuese- I |
Java e 23-24 majit, 2017 |
|
Video promovuese mbi ndryshimet kryesore të arritura në shërbimin civil shqiptar |
Maj-korrik 2017 |
|
Video promovuese mbi ndryshimet kryesore të arritura në procesin e rekrutimit |
Maj-korrik 2017 |
|
Trajnim mbi Kodin e Procedurave Administrative |
Fillimi i qershorit, 2017 |
|
Vizitë studimore në Kroaci me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes
|
5-9 qershor 2017 |
|
Pilotimi i modulit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtuese- II
|
Java e 3-5 korrikut, 2017 |
|
Aktiviteti përmbyllës i projektit |
Java e parë korrikut, 2017 |
![]() |