IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

 

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe  institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun :  http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”. 

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

 Të jenë 21-26 vjeç; 

 Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;

 Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme . 

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë. 

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë:

a-  CV (jetëshkrimin) e aplikantit;

b-  Letra e motivimit

Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, nga data 9 mars – 9 qershor 2020. 

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, pajisjen me të ashtuquajturat “aftësi të buta” si puna në grup, komunikimi i sigurtë, përshtatshmëria në ambjentin e punës, aftësia për të ndërmarrë iniciativa. 

Periudha tre – mujore e praktikës do të njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike, ndërsa në përfundim të saj ofrohet punësim për mbi 200 më të mirët.