IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Departamenti i Administratës Publike miratoi Urdhrin nr. 31 datë 11.03.2020 për marrjen e masave administrative dhe riorganizimin e punonjësve nga pikëpamja infrastrukturore, pa cënuar punën e përditshme të tyre.

Me qëllim mbarëvajtjen e punës, kryerjen e detyrave funksionale dhe më e rëndësishmja gjatë kësaj situate, reduktimin e kontakteve fizike të punonjësve, Departamenti i Administratës Publike vijoi punën nëpërmjet platformës elektronike "Microsoft Teams". Për menaxhimin me sukses të punonjësve në distancë, komunikimin në kohë reale në funksion të punës, eprorët ndanë detyrat, shkresat dhe raportimet për secilin nëpunës në këtë platformë.

Gjatë muajit mars, DAP i kushtoi rëndësi të veçantë rrjeteve sociale, facebook dhe twitter, duke publikuar postime të karakterit informues/ ndërgjegjësues për parandalimin e virusit dhe edukues/ ndihmues për mënyrën e zhvillimit të punës nga shtëpia për punonjësit e administratës.