IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për përmbajtjen, procedurën e administrimin e dosjeve të personelit e të Regjistrit Qendror të Personelit”, DAP vijoi edhe gjatë muajit prill monitorimin e procesit të hedhjes së të dhënave personale të punonjësve nga institucionet e tyre. 

Përgjatë këtij muaji janë monitoruar në total rreth 90 institucione të administratës shtetërore, përfshirë institucione qendrore dhe ato të varësisë. 

DAP ka vijuar komunikimin online me institucionet për përmirësimin dhe përditësimin e procesit të hedhjes së të dhënave personale të punonjësve në Regjistrin Qendror të Personelit.

Hedhja e të dhënave parësore në këtë regjistër është detyrim i njësisë së burimeve njerëzore të institucionit përkatës. 

Regjistri Qendror i Personelit është një bazë unike të dhënash elektronike, në të cilën ruhet, përpunohet dhe menaxhohet kryesisht informacioni për burimet njerëzore aktive në të gjitha institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore