IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2021, pagat për punonjësit e sistemit shëndetësor do të rriten me 40 përqind, ndërsa pagat për arsimtarët e sistemit parauniversitar në masën 15 përqind. DAP bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, hartuan në muajin dhjetor dy projektvendime: i) për ndryshimin e vendimit të pagave të punonjësve mësimorë të sistemit të arsimit parauniversitar dhe ii) për ndryshimin e vendimit të pagave të punonjësve të personelit mjekësor dhe të personelit teknik të shkencave mjekësore në institucionet shëndetësore.

Nga miratimi i vendimit nr. 1149, datë 24.12.2020 të Këshillit të Ministrave përfitojnë:

- 30119 punonjës të institucioneve të arsimit parauniversitar në varësi të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

- 1349 punonjës të institucioneve të arsimit profesional, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

- 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, të qendrave kulturore të fëmijëve

dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore

Ndërkaq me miratimin e vendimit nr. 1076, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave përfitojnë rreth 20000 punonjës të sistemit shëndetësor në të gjitha institucionet që kryejnë funksione shëndetësore, si në nivel terciar ashtu edhe atë sekondar, bashkiak dhe në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor që e shtrijnë veprimtarinë e tyre në gjithë territorin e vendit.