IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Departamenti i Administratës Publike dhe Akademia e Studimeve Politike në datën 1 prill nënshkruan marrëveshje për zbatimin e detyrimeve ligjore të funksionimit të administratës publike gjatë fushatës zgjedhore.

Dy pikat kryesore të marrëveshjes ishin:

1- Ndërgjegjësimi i punonjësve të administratës shtetërore mbi dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor

2- Bashkëpunimi efektiv dhe koherent për monitorimin e sjelljes së administratës shtetërore pjesë e shërbimit civil

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit ishin: drejtori i përgjithshëm i DAP, znj. Albana Koçiu, drejtori i ASP, z. Erjon Tase, si dhe ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, znj. Guusje Korthals Altes.

Znj. Koçiu pasi falenderoi ASP për propozimin e përfshirjes së Departamentit të Administratës Publike në këtë projekt tha se, monitorimi i zbatimit të kufizimeve të nëpunësve publike gjatë periudhës parazgjedhore është një çështje delikate dhe gjithmonë në fokus të DAP.

“Më vjen mirë që ka një suport shtesë në këtë drejtim nga partnerë të shoqërisë civile dhe ata ndërkombëtarë. DAP do të mbështesë dhe do të japë kontributin e nevojshëm për të siguruar një zbatim të suksesshëm të kësaj inciative”.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ishte në kuadër të projektit të mbështetur nga programi MATRA "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”