IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datën 21 qershor Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi online një seancë dëgjimore me drejtorin e Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu, për raportin vjetor të veprimtarisë së DAP gjatë vitit 2020.

Në fjalën e mbajtur në komision, znj. Koçiu bëri një përmbledhje të punës së DAP përgjatë vitit të kaluar ku evidentoi masat e marra për vijimin normal të punës në kushtet e jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia. 

“Ne arritëm që nëpërmjet mjeteve të teknologjisë së informacionit të siguronim dhe të garantonim plotësimin e vendeve vakante nëpërmjet rekrutimit tërësisht online”, theksoi drejtori i DAP.

Një ndër elementet më të rëndësishme të vitit 2020 ishte realizimi për herë të parë i procedurave të rekrutimit tërësisht online, nëpërmjet mjeteve të teknologjisë së informacionit, duke bërë të mundur vijimin e këtij procesi të rëndësishëm dhe gjatë periudhës së kufizimeve për shkak të pandemisë.

Kjo konsiderohet edhe si një risi në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar kështu përsëri Shqipërinë si lider në rajon sa i takon Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. 

Gjatë 2020 u zhvilluan gjithsej 389 procedura rekrutimi online, ku si rezultat i të cilave u rekrutuan 379 nëpunës civilë. 

Komisioni i Ligjeve vlerësoi pozitivisht punën e DAP përgjatë vitit 2020, inkurajoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit të DAP dhe KMSHC, duke theksuar se rekomandimet e lëna në rezolutën e vitit 2020 janë përmbushur plotësisht.

Arritjet dhe sfidat kryesore:

- Sigurimi i kushteve & marrja e masave të nevojshme për vijimin e punës në situatën e pandemisë

- Rekrutimi tërësisht online falë metodave inovative të tekonologjisë së informacionit

- Përdorimi i platformës “administrata.al” nga burimet njerëzore

- Unifikimi i praktikave për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil 

- Përmirësimi & harmonizimi i përshkrimeve të punës në institucionet qendrore

Për më shumë detaje mbi raportin kliko këtu: