IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Aktivitetet e përfunduara deri më tani dhe përmbyllja e aktiviteteve që janë ende në proces, ishte fokusi kryesor i mbledhjes së 11-të të Komitetit Drejtues të Projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike”.

Në takimin e zhvilluar online, ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me ekipin e projektit për përmbylljen me sukses, me ritme të shpejta dhe në kohë të aktiviteteve të fundit.

Përtej vështirësive të një viti pandemik, ekipi vlerësoi koordinimin dhe bashkëpunimin fantastik me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë projekt, ku falë frymës pozitive dhe dëshirës për të punuar, disa aktivitete në pamundësi për tu zhvilluar fizikisht u realizuan nëpërmjet platformave online. 

Projekti IPA 2014 “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike” financohet nga fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe përfundon implementimin e tij në muajin tetor të këtij viti.