Vëmendje e veçantë gjatë muajit korrik iu kushtua Regjistrit Qendror të Personelit, ose siç njihet ndryshe HRMIS dhe platformës “administrata.al”.
DAP në bashkëpunim me projektin IPA 2014 “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike” zhvilluan online në datat 1 dhe 2 korrik, 5 seanca trajnimi posaçërisht për këto dy platforma.
Mbi 130 pjesëmarrës nga administrata publike morën pjesë në trajnim, ku diskutuan rreth:
Funksionalitetit të sistemit të HRMIS
Përgjegjësive të punonjësve që punojnë me këtë sistem
Kurset online nëpërmjet platformës LMS etj
Fokus ishte dhe sistemi LMS (Learning Management System), e-learning software për menaxhimin e kurseve online, i cili bën të mundur procesin e të mësuarit në distancë nëpërmjet një numri të palimituar kursesh online lehtësisht të përdorshme.
Ky sistem mundëson detyra, links, mjete për rrugët e të mësuarit të kursit, regjistrimin e pjesëmarrësve dhe mjetet e vlerësimit, pyetësorët online, materialet e paraqitura, forume dhe chat-e të ndryshme etj.