IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Rishikimi funksional i sistemeve dhe ndërtimi i strukturave e organikave të institucioneve, dy nga proceset më të rëndësishme në punën e burimeve njerëzore, janë tashmë pjesë e udhëzuesit të përgatitur nga DAP në bashkëpunim me ekipin e projektit IPA 2014.

Në takimin për prezantimin e udhëzuesit, të mbajtur në datat 8 - 9 shtator, morën pjesë përfaqësues të burimeve njerëzore të ministrive dhe ekipi i projektit IPA 2014 “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”.

Gjatë trajnimit dyditor u diskutuan shembuj të praktikave më të mira duke pasqyruar dhe raste konkrete të metodologjisë së zhvillimit të analizës funksionale të institucioneve të sektorit publik, përgatitjes së strukturës së një njësie të caktuar, por gjithashtu edhe sfidat e vështirësitë në menaxhim të një institucioni të caktuar.