IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Organizimi i aktiviteteve të ndryshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes administratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një nga qëllimet kryesore të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

Për të diskutuar rreth planit të aktiviteteve dhe risitë që parashikohen përgjatë vitit 2022, ReSPA mblodhi në datën 8 shkurt në Tiranë, koordinatorët e gjashtë vendeve anëtare të saj, të cilët luajnë rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e planit të aktiviteteve për vendet e tyre respektive.

Departamenti i Administratës Publike vlerësoi ndër të tjera, mekanizmin #InCountrySupport falë të cilit gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar trajnime të shkëlqyera inovative dhe kreative për nëpunësit e administratës shqiptare.