IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datat 13 – 14 – 15 qershor u mbajt për herë të parë në Tiranë, Konferenca Kombëtare e Antikorrupsionit.

Drejtori i DAP, znj. Albana Koçiu mori pjesë në panelin me temë "Përdorimi i mekanizmave të ankesave dhe mjeteve digjitale në hetimin e korrupsionit" ku foli për procedurën e rekrutimit të punonjësve profesionistë dhe me integritet në administratën publike.

“Procesi i rekrutimit të punonjësve në administratën publike sot është transformuar tërësisht, falë sistemit të informatizuar dhe transparent”.

Gjatë diskutimeve në panel znj. Koçiu tha se, falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë është arritur të krijohet një sistem tërësisht i informatizuar, ku veçoi:

  • Procedurën e aplikimit 100% online, nëpërmjet faqes së DAP
  • Dosjen personale elektronike të aplikimit, të cilën kandidatët mund ta përditësojnë në çdo moment
  • Sistemin elektronik të aplikantëve, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes DAP, institucioneve të administratës dhe aplikantëve. Sistemi mundëson gjithashtu komunikimin me kandidatët në çdo fazë të konkurrimit, si dhe ruan historikun e aplikimeve për çdo kandidat.
  • Platformën e bashkëqeverisjes, një mekanizëm unik në duart e qytetarëve për këdo që ka një ankesë ndaj punonjësve të administratës