IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datën 31 mars, në takimin koordinues për projektin më të ri "Ngritja e kapaciteteve për nëpunësit civilë të administratës publike, duke përfshirë trajnimet/praktikat në administratat e shteteve anëtare të BE-së dhe vizita studimore (Qelizat e reja)”, Departamenti i Administratës Publike bashkë me ekipin e projektit diskutuan qëllimet, objektivat dhe planin e veprimit të punës në vijim.

Projekti i cili do të hapë së shpejti thirrjen për aplikime për nëpunësit civilë të administratës shtetërore, institucioneve të pavarura dhe njësive të vetqeverisjes vendore financohet nga Bashkimi Evropian. Programi do të përfshijë:

Programi do të zbatohet nga Instituti Kombëtar Francez i Shërbimit Publik (French National Institute of Public Service/INSP) dhe partnerët: Universiteti i Shkencave Administrative të Aplikuara në Kehl (Gjermani); Universiteti i Bolonjës; rajonin Emilia-Romagna (Itali) dhe dy partnerët shoqërues Shkolla e Administratës Publike e Kroacisë dhe Greqisë në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.

"Bashkë me ekspertizën e partnerëve të përbashkët, do të bëjmë një punë të shkëlqyer për të motivuar dhe forcuar më tej kapacitetet e nëpunësve civilë për t’i përgatitur për sfidat e procesit të integrimit evropian" - tha drejtori i DAP, Albana Koçiu, gjatë takimit online.