IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

E ftuar në takimin e organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), me temë “Të rinjtë dhe negociatat me BE-në”, drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu, njohu studentët e universiteteve publike e private me një proces sa të rëndësishëm aq edhe sfidues, atë të reformës në administratën publike.

Arritjet dhe sfidat e shtetit shqiptar, parimet kryesore të administratës publike mbi të cilat Shqipëria do të vlerësohet nga Komisioni Evropian, metodat me anë të të cilave të rinjtë mund të punësohen në administratë, trajnimet që ofron Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) si edhe programet e punësimit të studentëve të ekselencës ishin disa nga temat që u ngritën për diskutim gjatë këtij takimi.

Znj. Koçiu shprehu kënaqësinë për përfshirjen e studentëve të talentuar dhe të pasionuar në çështjet komplekse të integrimit evropian.