IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike, por edhe të administratave të vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor, përgjegjës për burimet njerëzore dhe rekrutimin, morën pjesë në një vizitë pune në Bruksel, në datat 25 - 27 prill.

Zbulimi i talenteve, menaxhimi i burimeve njerëzore, shkëmbimi i përvojës mbi sfidat me të cilat përballen administratat përkatëse të vendeve të rajonit, ishin temat kryesore përgjatë 3 ditëve në Bruksel.

Takimi synonte gjithashtu njohjen e tendencave më të fundit të Bashkimit Evropian në procedurat e përzgjedhjes dhe modelet e konkurrimit.

Pjesëmarrësit vizituan zyrat e Komisionit Evropian, Zyrën Evropiane të Përzgjedhjes së Personelit (EPSO), si dhe patën mundësi të mësonin diçka më shumë rreth Shkollës Evropiane Ndërinstitucionale të Administrimit (EUSA).

Vizita të tilla pune të mundësuara nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) janë gjithmonë të mirëpritura dhe mundësi të shkëlqyera për të shkëmbyer dhe mësuar nga përvoja e institucioneve evropiane