IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në 17 maj Departamenti i Administratës Publike bashkë me Ministren e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, znj. Milva Ekonomi, ambasadoren e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë,

znj. Christiane Hohmann, ambasadoren e Francës, znj. Elisabeth Barsacq dhe partnerët zbatues prezantoi programin më të ri, “Young Cells”.

Ky program synon t’i japë mundësinë 25 nëpunësve civilë të administratës publike shqiptare të marrin pjesë në një program zhvillues për rritjen e kapaciteteve të tyre. Në këtë program përfshihen trajnime praktike, seminare dhe workshop-e, vizita studimore dhe praktika pune në shkollat dhe administratat publike të 5 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (Francë, Itali, Gjermani, Greqi dhe Kroaci).

Për herë të parë mund të aplikojnë, brenda datës 6 qershor, nëpunësit civilë të administratës qendrore, institucioneve të pavarura, njësive të vetqeverisjes vendore.

Programi i cili financohet nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA do të zbatohet nga Instituti Kombëtar Francez i Shërbimit Publik (French National Institute of Public Service/INSP) dhe partnerët: Universiteti i Shkencave Administrative të Aplikuara në Kehl (Gjermani); Universiteti i Bolonjës; Emilia-Romagna Region (Itali) dhe dy partnerët shoqërues Shkolla e Administratës Publike e Kroacisë dhe Greqisë në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.

Drejtori i DAP, znj. Albana Koçiu shprehu bindjen se programi do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në motivimin e nëpunësve civilë si një hap cilësor në përmirësimin e mëtejshëm të punës në administratën e institucioneve tona:

“Si nëpunës civil, kemi një rol kyç në ndërtimin dhe formimin e institucioneve tona dhe për këtë është thelbësore përditësimi i njohurive, aftësive, këndvështrimet tona, për të mësuar nga praktikat më të mira dhe nismat inovative jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Ky program është një hap i sigurt drejt asaj që duam të arrijmë, një administratë publike të qëndrueshme dhe me profesionalizëm të lartë”.

Edhe ambasadorja e BE, znj. Christiane Hohmann gjatë fjalës përshëndetëse, inkurajoi nëpunësit të aplikojnë në këtë program, për të ndërtuar dhe fuqizuar një administratë publike në të gjitha nivelet e saj.

“Udhërrëfyesi për reformën në administratën publike është parakusht, piketë hapëse e negociatave. Prandaj varen kaq shumë gjëra nga administrata publike”.